Flash

Aksident i rëndë në hyrje të Kuçovës, makina përplas për vdekje 70 vjeçarin

Lapsi.al 15 August 2022
Aksident i rëndë në hyrje të Kuçovës, makina

Një aksident i rëndë ka ndodhurë mëngjesin e ditës së sotme në hyrje të qytetit të Kuçovës ku në vendin e quajtur “Meteor” të aksit “Kuçovë-Dimal”, një makinë ka përplasur për vdekje një person që po qarkullonte me biçikletë. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit, ndërsa ende nuk bëhet me dije identieti i viktimës i cili raportohet të jetë rreth 70 vjeç. Sipas informacioneve 70-vjeçari me biçikletë po qarkullonte në të njëjtin sens me makinën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të përcaktuar rrethanat e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI