Flash

Mali i Zi: Të largohet menjëherë ambasadori serb

Lapsi.al 15 August 2022
Mali i Zi: Të largohet menjëherë ambasadori serb

Ministri i Jashtëm malazez, Ranko Krivokapiç i ka dërguar një mesazh urgjent Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi. Krivokapiç ka kërkuar që t’i ndalohet hyrja në vend Vladimir Bozhoviçit, ambasadorit të Serbisë, i cili është shpallur persona “non-grata”.

Siç është paralajmëruar, Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme më 12 gusht ndalimin e hyrjes, “pra largimin e përhershëm të personit Vladimir Bozhoviç nga Mali i Zi”, raporton rtcg.

Ndërkaq, kryeministri Dritan Abazoviç tha se Bozoviç është persona “non-grata” dhe se ky vendin është ende në fuqi. Abazoviç ka theksuar se Serbia të “dërgojë ambasadorin e ri” pas formimit të Qeverisë së re të shtetit serb, raporton vijesti.me.

Nga ana tjetër, kabineti i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç njoftoi të dielën në mbrëmje se do të “kërkojë veprime të caktuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punëve të Brendshme, duke përfshirë ndalimin e hyrjes dhe daljes së V. Bozhoviçit nga territori i Malit të Zi”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI