Flash

Policia arreston 32-vjeçarin nga Elbasani që u kap duke kultivuar 400 fidanë kanabis

Lapsi.al 15 August 2022
Policia arreston 32-vjeçarin nga Elbasani që u kap duke kultivuar

Policia ka arrestuar 32 vjeçarin me Andon (Ardit) Dusha në Elbasan. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim prej një viti pasi kishte përgatitur terrenin që në tokën e zotëruar prej tij, të mbillte rreth 400 fidanë me kanabis.

"Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në korrik të vitit 2021, në tokën në pronësi të 32-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, si rezultat i kontrolleve masive të territorit, kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike, gati për t’u mbjellë.", njofton policia.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI