Flash

Tentuan arratisjen, policia kap tre hajdutët shqiptarë në Itali

Lapsi.al 15 August 2022
Tentuan arratisjen, policia kap tre hajdutët shqiptarë në Itali

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë italiane në Villa di Briano. Karabinerët gjatë kontrollit që po bënin në rrugë arrestuan në flagrancë tre shqiptarët të cilët akuzohen për vjedhje, rezistencë ndaj zyrtarit të Policisë si dhe për posedim shumash parash të pajustifikuara.

Në momentin që Policia ndërhyri, njëri nga shqiptarët u arrestua menjëherë ndërsa dy të tjerët u munduan të arratiseshin por që u kapën nga policia dhe qytetarët pak metra më tutje në afërsi të fshatit.

Gjatë momentin të arrestimit atyre iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, kapuçë, doreza si dhe radiomarrëse të cilat janë të përshtatshme për vjedhje.

Vetëm falë ndërhyrjes në kohë të karabinierëve të Frignano-s me bashkëpunimin e shumë, qytetarëve, të cilët të lodhur nga këto episode të vazhdueshme dolën në rrugë për të ndjekur hajdutët, u bë e mundur të prishej një grabitje tjetër dhe të arrestoheshin tre shqiptarët.

“Faleminderit si gjithmonë zonjës Francesco Di Chiara që ndërhyri në kohën e duhur për të ndaluar një nga tre hajdutët. Është gjithashtu detyra jonë të falënderojmë bashkëqytetarin tonë, karabinierin Luigi Phil Di Mauro, dhe rojet e sigurisë së institutit mbikëqyrës HERMES, kontributi i tyre në arrestimin e 3 kriminelëve është gjithashtu thelbësor”, tha kryebashkiaku i qytetit.

Hetimet e menjëhershme, të kryera pas marrjes së gjurmëve të gishtave, bënë të mundur konstatimin se ndaj një prej të arrestuarve ishte lëshuar një urdhër kujdesi në datën 7 korrik 2022 nga gjyqtari hetues pranë gjykatës së zakonshme të Beneventos, pasi akuzohej për vjedhje në banesë dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, krime të kryera në Paduli dhe San Giorgio La Molara.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI