Flash

Berisha akuza qeverisë: Mbyll një shkollë dhe hap një burg

Lapsi.al 16 August 2022
Berisha akuza qeverisë: Mbyll një shkollë dhe hap një burg

Arsimi do të jetë një nga çështjet prioritare të PD-së kur ajo të vijë në pushtet. Kreu i PD-së Berisha tha se infrastruktura e shkollave në vend lë shumë për të dëshiruar, ku në shumicën e tyre sipas tij mungon ngrohja dhe uji i rrjedhshëm.

Kontroll i turpshëm mbi arsimtarët, Berisha: Mësuesit pushohen për një status në facebook, zëvendësohen me militantë

Berisha tha se motoja e famshme hap një shkollë që të mbyllësh një burg në Shqipëri është kthyer "mbyll një shkollë dhe hap një burg".

"Sot 90% e shkollave nuk kanë ngrohje. Nuk kanë ngrohje as shkollat në Tiranë. 70% e shkollave nuk kanë më ujë të rrjedhshëm. Dhe kushtet në këto shkolla janë. Shkollat pa ujë të rrjedhshëm kanë qenë shekuj përpara. Dhe kjo po ndodh.Shkollat në Shqipëri mbyllen njëra pas tjetrës. Është 2-fishuar numri i policëve. Është 2-fishuar kriminaliteti dhe burgjet. Hap një shkollë të mbyllësh një burg, këtu kjo është shndërruar mbyll një shkollë të hapësh një burg. Ne e kemi dhe do ta kemi këtë proces, më seriozin e veprimtarisë së PD nesër në pushtet", tha Berisha.

Të këshilluara

Starkitektët e Tiranës

Politika erioniste dhe edviniste, për një Tiranë të fotografueshme si zëvendësuese të Tiranës së jetueshme, meqenëse mainstreami konsumist thotë se fotografimi ...

15:40

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI