Flash

Inzaghi, 'mbreti' i minutave shtesë në Serie A: fitorja numër 10 për teknikun pas kohës së rregullt

Lapsi.al 16 August 2022
Inzaghi, 'mbreti' i minutave shtesë në Serie A: fitorja

Kundër Lecce ka mbërritur një tjetër fitore me kohën e rregullt të përfunduar, e dhjeta në karrierë për trajnerin nga Piacenza mes Lazios dhe Interit. Që ku vëllai i Pippos është trajner në Serie A, nga sezoni 2015/16, asnjë trajner tjetër nuk ka mundur të bëjë më mirë se ai. Precedentët madje konfirmojnë se skuadra zikaltër bëhet shumë e rrezikshme në minutat shtesë...

E fundit e provoi Lecce që pa barazimin t'i ikte nga duart në minutën e 94’ nga Dumfries: 4-2-4 me të cilin Inter provoi forcing-un final, rodhi nga 3-4-1-2, por me Dzekon trekuartist, diferencë aspak e vogël, i rreshtuar gjysmë ore nga fundi: nga ai moment Inter ndërroi marshin duke krijuar raste të përsëritura deri te goli i Dumfries, në minutën e 94-të.

Sezonin e kaluar fitorja finale 2-1, në shtëpi, kundër Venzias erdhi me golin e Dzeko në të 90', por rekordin e minutave të fundit tekniku e arriti në 2020-21, kur ishte ende në pankinën e Lazios: Immobile fundosi 1-0 Parmën në të 95'. Verona e pësoi dy minuta pas kohës së rregullt me Milinkovic që vendosi ndeshjen 0-1. Akoma më ikonike është fitorja me përmbysje 3-4 në shtëpinë e Torinos, me Immobile që barazoi në të 95' e Caicedo që mori tre pikët në shtëpi në të 98'. Edhe në sezonin 2019-20 bardhekaltrit e Inzaghit dinin t'i shfrytëzonin mirë minutat shtesë: Brescia u dorëzua 1-2 në minutën e 91' në golin e Immobiles, ndërsa përmbysi Cagliarin 1-2 me Luis Alberton në të 93' e Caicedo pesë minuta më pas. Caicedo ishte sulmuesi i minutave shtesë edhe në sfidën me Sassuolon, që u dorëzua 1-2 në minutën e 91'. Një 'ves' që sulmuesi e kishte marrë me vete që nga sezoni 2017-18 kur dënoi Sampdorian me rezultatin 1-2 në të 91', ndërsa në sezonin 2016-17, Immobile mposhti Crotonen 1-0 sapo skadoi koha e rregullt.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI