Flash

Meta: Rama në krah të Greqisë për çështjen e detit! Basha i blerë

Lapsi.al 16 August 2022
Meta: Rama në krah të Greqisë për çështjen e

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta riktheu i është rikthyer edhe një herë çështjes së djegies së mandateve nga ana e opozitës duke theksuar se ky do të ishte një kurth. Në takimin e tij nga Vlora, Meta u shpreh se 'çështja e detit me Greqinë' do të rikthehet sërish në shtator ndërsa shtoi se Rama qëndron në krah të palës greke për interesat e tij.

"Ballkani i Hapur është një nismë anti-europiane. Shikoni si e ka menaxhuar çështjen e detit me Greqinë. Kjo është një çështje tjetër që do hapet prapë në shtator. Është bërë si avokati i palës tjetër. Këtë e bën jo për të rregulluar marrëdhëniet me Greqinë por i interesojnë marrëveshjet që ka bërë për naftën dhe gazin atje. Ka shumë akte të rënda. Të gjitha këto kanë ndodhur sepse nuk ka pasur opozitë. Opozita ishte e korruptuar. Lulzim Basha ishte i blerë. Kjo solli edhe djegien e mandative. Prandaj nuk funksionon sot drejtësia. Shikoni aferën e inceneratorëve çfarë katastrofe është. Turp të keni ju që keni djegur mandatet. Unë nuk e kam djegur mandatin tim. Porosia ime është, të shkruar e ka ish kryetarja juaj dhe zoti Petrit Vasili. U thashë në asnjë mënyrë se është një kurth. Unë nuk e lëshova zyrën time sepse ishte vënë dora mbi kushtetutë. Është momenti që të tregojmë që jemi shqiptarë", tha Meta.

Të këshilluara

Starkitektët e Tiranës

Politika erioniste dhe edviniste, për një Tiranë të fotografueshme si zëvendësuese të Tiranës së jetueshme, meqenëse mainstreami konsumist thotë se fotografimi ...

15:40

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI