Flash

Starkitektët e Tiranës

Lapsi.al 16 August 2022
Starkitektët e Tiranës
Politika erioniste dhe edviniste, për një Tiranë të fotografueshme si zëvendësuese të Tiranës së jetueshme, meqenëse mainstreami konsumist thotë se fotografimi është i vetmi përjetim, dhe kush nuk fotografon, nuk ekziston e aq më pak jeton… Sipas vetë starkitektëve që paguhen miliona euro për të projektuar çibanë mbi Tiranë, qeveria e Shqipërisë po angazhohet për ta bërë nacionalizmin “as të mirë as të keq”, por sexy and cool. Pra angazhim për depolitizim dhe komercializim. Dehistorizim dhe whitewashing, apo redandblackwashing. Lexo më tej: The Guardian: Kullat si monumente nacionalisto-korruptive të Tiranës Në fakt, our sexy and cool criminals, tallen me simbole e figura kombëtare, shkencore, kulturore, sportive, të cilat i përdorin për të justifikuar lakminë e tyre të pangopshme për para. E përdorin Skënderbeun, flamurin dhe imazhet e Shqipërisë siç përdorin çdo gjë tjetër, pra për të bërë cool pastrimin e parave të mafias. Mirëpo sapuni nuk është fajtor për duart e zhytura në gjak e jashtëqitje. Rezultati i sexinessit të starkitektëve është një sexless city, i pabanueshëm, jomikpritës, përzënës i kujtimeve dhe i jetëve njerëzore, i ashpër ndaj shtresave të ulëta e të mesme, i prostituuar ndaj shtresave të larta arroganta e turistike. Me çmime të metrit katror sa katër-pesë rroga mesatare mujore, pa infrastrukturën e nevojshme për të përballuar popullimin intensiv që sjellim ndërtesat e larta.

Nëse Tirana është një “white canvas” mbi të po pikturojnë kriminelë e psikopatë, starkitektët janë veç veglat e tyre, që vënë veten në funksion të gjithkujt për gjithçka as long as it pays.

*Marre nga Facebook i autorit Arber Zaimi

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI