Flash

Racizëm që në javën e parë të Serie A: gjobë 15 mijë euro për Veronën, por hetohen fyerjet ndaj Osimhen

Lapsi.al 16 August 2022
Racizëm që në javën e parë të Serie A: gjobë

Pas ndeshjeve të javës së parë të Serie A, Gjykatësi Sportiv ka marrë masat e para, duke vendosur një gjobë prej 12 mijë eurosh për Veronën "për shkak se mbështetësit e saj këndonin vazhdimisht kore fyese me origjinë territoriale gjatë ndeshjes (kundër Napolit) kundër mbështetësve të ekipit kundërshtar". Për thirrjet raciste kundër Osimhen pas golit të shënuar, Gjykatësi Sportiv "e konsideron të nevojshme të saktësojë" nga prokurori federal, "pasi ka dëgjuar për cështjen, edhe përgjegjësit për rendin publik, nënsektorët e kurbës jugore, nga ku u nisën thirrjet e para të diskriminimit racor”. 3 mijë euro të tjera gjobë ndaj Veronës për hedhjen e sendeve. Po kaq janë gjobat ndaj Interit dhe Leçes për hedhjen e shisheve me ujë në fushë.

Tre lojtarë janë skualifikuar nga Gjykatësi Sportiv i Serie A, të gjithë për një ndeshje. Ata janë Maximiano i Lazios, Escalante i Cremoneses dhe Soumaoro i Bolonjës. Një ndalesë edhe për trajnerin atletik të Veronas, Antonio Bovenzi, për protestat ndaj arbitrave në fund të pjesës së parë të ndeshjes me Napolin.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI