Flash

Video/ 'Mascherano i ri' arrestohet për grabitje të armatosur: hyri në shtëpi për të vjedhur me fanellën e PSG-së

Lapsi.al 16 August 2022
Video/ 'Mascherano i ri' arrestohet për grabitje të
Kur në moshën 18-vjeçare Matias Almeyda i dorëzoi çelësat e mesfushës së River Plate, tifozët dhe profesionistët menjëherë iu referuan atij si Mascherano i ri. 12 vjet më vonë, me sa duket ka përfunduar në moshën 30 vjecare një karrierë që e ka parë të luajë edhe në Itali me Hellas Verona: Ezequiel Cirigliano është arrestuar gjatë natës në Argjentinë për tentativë për grabitje të armatosur. Pas më shumë se 60 paraqitjeve me fanellën e River, në moshën 21-vjeçare Cirigliano kishte tentuar kërcimin e madh në Europë, ku Verona u fokusua fort tek ai. Me verdheblutë bëri 14 paraqitje në total dhe disa përfaqësime të mira, por në mungesë të marrëveshjes me klubin argjentinas për shumën e blerjes përfundimtare, mesfushori u rikthye në shtëpi. Që atëherë, shumë përvoja zhgënjyese, duke përfshirë disa në MLS (në Dallas) dhe në Meksikë. Shkurtin e kaluar lojtari bëri një rikthim në Itali, por këtë herë me amatorët e Cynthialbalonga Calcio: me skuadrën laciale vetëm 22 minuta gjithsej në fushë. Gjurmët e tij kishin humbur, të paktën deri më sot, kur mbërriti lajmi për arrestimin e tij. Cirigliano tani është në paraburgim në selinë e policisë së departamentit Tres de Febrero, provincë e Buenos Aires. Gjatë natës ai hyri i armatosur në një shtëpi, në tentativë për ta grabitur duke qëlluar disa herë me pistoletë. Akuzat ndaj tij janë shkelje e ligjit, grabitje me armë dhe mbajtje pa leje e një 'arme lufte', konkretisht një revolver 9 mm me 11 plumba në karikator dhe një në 'fole' gati për të qëlluar. Gjatë tentativës për grabitje, mesfushori kishte veshur një fanellë të PSG-së. Ndërkohë në internet është publikuar një video që tregon momentet e arrestimit, me lojtarin të shtrirë me fytyrë përtokë. Nga Mascherano i ri te i arrestuar, rënia e Ciriglianos ka qenë e pandalur.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI