Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Video/ "Pate fat që nuk të pashë, meritoje një stërkëmbësh": Conte e vazhdon sherrin me Tuchel në Instagram

Lapsi.al 16 August 2022
Video/ "Pate fat që nuk të pashë, meritoje një

Antonio Conte dëshiron të thotë fjalën e fundit për sherrin me Thomas Tuchel në fundin e derbit të Londrës Chelsea-Tottenham: trajneri i Spurs ka publikuar në Instagram një histori, në të cilën shihet kundërshtari duke brohoritur pas shpinës së tij pas avantazhit 2-1 të Blues, me fjalët "Pate fat që nuk të pashë ... një stërkëmbësh do të kishe merituar plotësisht..." shoqëruar me tre emoticon të buzëqeshura. Referimi ka të bëjë me momentet e tensionit që pasuan shtrëngimin e duarve në fund të lojës kur Conte nuk denjoi të shihte në sy Tuchel, i cili më pas nuk ia lëshoi dorën, duke ndezur turbullirat mes të dyve, që ishin shfaqur të tensionuar edhe gjatë ndeshjes për ngazëllimin e madh të italianit pas barazimit të Tottenham.

"Kur shoh agresivitet, përgjigjem po në mënyrë agresive: pak por e sigurt. Mendoj se edhe u argëtuam, herën tjetër do t'i kushtojmë më shumë vëmendje dhe nuk do t'i japim dorën drejtpërdrejt njëri-tjetrit duke e zgjidhur problemin. Kur pasioni është kaq i lartë nga të dyja palët, kjo mund të ndodhë.” – kishte thënë Conte gjatë konferencës.

"Mendoja se duhet parë tjetri në sy kur i jep dorën në fund të ndeshjes, padyshim që Conte nuk e mendon kështu. Gjithsesi, nuk ka problem, futbolli është edhe ky. Jetojmë me emocione dhe të dy jemi trajnerë të pasionuar. Në fund të fundit, u argëtova dhe mendoj edhe ai”, shtoi Tuchel në fund të ndeshjes, gjatë të cilës të dy teknikët u përjashtuan nga fusha.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/08/N0JM7-1-1-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI