Flash

Arrestohet punonjësi i policisë, u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur

Lapsi.al 17 August 2022
Arrestohet punonjësi i policisë, u kap duke drejtuar makinën

Një punonjës policie me detyrë Specialist në sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në Drejtorinë Hetimore është arrestuar, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. 33-vjeçari me iniciale K. D., u ndalua në rrugën “Sulejman Delvina”, teksa drejtonte makinën tip “Mercedez Benz” nën efektin e pijeve alkoolike. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se mbi punonjësin e policisë rëndojnë akuzat për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Dëmtim e shkatërrim i infrastrukturës e sinjalistikës rrugore”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprimet e mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI