Flash

Depay sulmuesi i ri i Juventus, arrihet akordi: Rabiot bllokon ardhjen e Paredes

Lapsi.al 17 August 2022
Depay sulmuesi i ri i Juventus, arrihet akordi: Rabiot bllokon ardhjen e Paredes

Memphis Depay është gjithnjë e më pranë Juventus, mungojnë vetëm disa detaje të vogla për t'u përcaktuar. Siç raporton Tuttosport, sulmuesi dhe drejtuesit e Juventusit kanë gjetur tashmë një marrëveshje në parim mbi bazën e një kontrate dyvjeçare (për të shfrytëzuar përfitimet e dekretit të rritjes) me një pagë prej rreth 5 milionë euro plus një milion e gjysmë bonus. Ashtu si bardhezinjtë, edhe Barcelona është me nxitim për t'a mbyllur operacionin dhe do të ishte e gatshme ta lironte sulmuesin në një transferim të lirë, por vetëm nëse holandezi do të hiqte dorë nga disa detyrime ekonomike që klubi spanjoll ka ndaj tij.

Nëse për sulmuesin e kërkuar Allegri mund të jetë i qetë, cështja e mesfushës mbetet problem. Adrien Rabiot është akoma larg Manchester United. Kërkesat shumë të larta të lojtarit, sidoqoftë i pakënaqur nga fakti për të mos luajtur në Champions League, kanë ngadalësuar negociatat dhe për pasojë edhe ardhjen në Torino të Leandro Paredes nga Paris Saint-Germain, që për argjentinasin ka hapur mundësinë e huazimit. Për momentin tratativa për mesfushorin ka mbetur pezull, pavarësisht se me të janë përcaktuar të gjitha detajet.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI