Flash

Fayza, mamaja e Mbappé: “Gjërat mes Kylian e Neymar janë administruar mirë përbrenda”

Lapsi.al 17 August 2022
Fayza, mamaja e Mbappé: “Gjërat mes Kylian e Neymar janë
“Gjërat u administruan së brendshmi te Paris Saint Germain, gjithçka po shkon mirë”. Këto janë deklaratat e Fayza Lamarit, e ëma e Kylian Mbappé, të dhëna në faqen arabe Kora Plus. Frazat e saj kanë zgjidhur të paktën pjesërisht polemikat, në të cilat djali i saj është përfshirë me Neymar në dhomat e zhveshjes së PSG-së, pas videos që u bë virale e që tregon ndarjen tashmë të qartë në raportin mes francezit dhe brazilianit. Sulmuesi francez, që rinovoi kontratën në maj si lojtari më i paguar në botë, është i izoluar nga shumica e lojtarëve të tjerë në dhomat e zhveshjes së skuadrës franceze, sipas thashethemeve që qarkullojnë. Edhe pse fjalët e së ëmës janë përpjekur të mos e dramatizojnë këtë situatë. Gjatë fitores 5-2 ndaj Montpellier, Mbappe humbi një 11 metërsh dhe në akordimin e një penalltie tjetër francezi e braziliani u konfliktuan për ta goditur, me Neymar që shënoi nga pika e bardhë. Ndonëse momenti nuk u kap nga kamerat, komentatorët në stadium sqaruan se u desh ndërhyrja e kapitenit Marquinho për të qetësuar situatën. Gjërat u tensionuan më pas në rrjetet sociale me dy likë të vendosura nga O'Ney në postime kundër Mbappe, një prej të cilave e akuzonte francezin se e kishte kërkuar me kontratë goditjen e penalltive si kusht për të rinovuar.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI