Flash

Nga roja te pastruesit, Manè i kujton të gjithë: dhurata e tij për punonjësit e Liverpool është unike

Lapsi.al 17 August 2022
Nga roja te pastruesit, Manè i kujton të gjithë: dhurata e tij

Sadio Manè njihet në botën e futbollit si një tip bujar e me zemër të madhe. Iniciativat që sulmuesi i Bayern Munich ka kryer jashtë fushës, veçanërisht në vendlindjen e tij, Senegal, janë të lavdërueshme dhe të dukshme për të gjithë e marrëdhënia që ai arrin të krijojë me këdo që bie në kontakt me të është përmendur shpesh nga tabloidët dhe njerëzit që merren me sportin. E për të mos zhgënyer edhe tani që u largua nga Liverpool, sulmuesi ka dashur t’u lërë një kujtim “të mirë” të gjithë punonjësve të Reds me të cilët ka patur të bëjë në 6 vitet e kaluara në Anfield.

Senegalezi u largua nga Liverpool për te Bayern Munich pas gjashtë sezonesh dhe bukurisë së 120 golave me fanellën e Reds, por sigurisht një pjesë e zemrës së tij mbeti në Angli. E dhurata e bërë nga Sadio Mane për 150 punonjësit e ish-klubit të tij që e shoqëruan në aventurën e tij në Anfield janë një demonstrim elokuent i kësaj. Christian Falk, një gazetar gjerman shumë afër me ngjarjet e bavarezëve, zbuloi respektin unik të 30 vjecarit për të gjithë personat e brendshëm të Liverpool.

Mane i dërgoi 150 pako dhuratë për të treguar vlerësimin e tij për anëtarët e stafit nga të gjithë sektorët e ish-klubit të tij. Falk zbuloi gjestin bujar të lojtarit në Tëitter, duke shkruar: “Sadio Mane dërgoi 150 pako për punonjësit e Liverpool. Nga pastruesi deri te rojtari i sigurisë, të gjithë morën çokollata me një portret të veçantë të Mane dhe një shënim të shkruar me dorë. Brenda çdo pakete shkruhej motoja e klubit “Nuk do të ecësh kurrë vetëm”. Një gjest bujar, nga ata që nuk shihen shumë shpesh në botën e futbollit. Por në fund të fundit ai është Sadio Manè...

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI