Flash

Skualifikohet 3 javë, Nunez i kërkon ndjesë tifozëve për goditjen me kokë ndaj Andersen: “Mësoj nga gabimet”

Lapsi.al 17 August 2022
Skualifikohet 3 javë, Nunez i kërkon ndjesë tifozëve
Debutimi i Darwin Nunez në Anfield Road sigurisht që nuk ishte ai që uruguajani kishte imagjinuar. Sulmuesi, i cili erdhi nga Benfica në verë për shumën rekord prej 85 milionë paundësh, u përjashtua nga fusha në minutën e dhjetë të pjesës së dytë pasi goditi me kokë mbrojtësin e Crystal Palace, Joachim Andersen. Pas kritikave të shumta të marra, 23 vjecari ka dashur t'u kërkojë falje bashkëlojtarëve dhe tifozëve të tij përmes rrjeteve sociale. E para në Anfiled nuk harrohet kurrë dhe sigurisht që Darvin Nunez nuk do ta harrojë, i përjashtuar në fillimin e pjesës së dytë pasi i dha një goditje me kokë danezit të Crystal Palace, Andersen. Mbrojtësi e kishte provokuar uruguajanin gjatë gjithë pjesës së parë, por kjo nuk e justifikon reagimin e tij, që u pasua nga kritika të ashpra. Situata u përkeqësua, sepse kartoni i kuq i kushtoi Nunez tre javë skualifikim për sjellje të dhunshme dhe e ka futur në telashe Klopp, i cili tashmë duhet të bëjë pa Jotën dhe Firminon për shkak të dëmtimit. Kështu që sulmuesi uruguaian e ka ndjerë të nevojshme t'i kërkojë falje klubit dhe tifozëve. NDJESA E NUNEZ Sulmuesi iu drejtua rrjeteve sociale për të kërkuar falje për sjelljen e tij të papranueshme: “Jam i vetëdijshëm për qëndrimin e keq që pata. Unë jam këtu për të mësuar nga gabimet e mia dhe kjo nuk do të ndodhë më”, shkroi ai në spanjisht në Tëitter. Më pas 23-vjeçari nga Artigas ka shtuar një postim të dytë, këtë herë në anglisht: “I kërkoj falje tifozëve të Liverpool”, ka shkruar ai, duke shtuar “I'll be back” (Do të kthehem).

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI