Flash

Stoichkov nuk ia fal vetes vdekjen e Maradonës: “Ndihem në faj”

Lapsi.al 17 August 2022
Stoichkov nuk ia fal vetes vdekjen e Maradonës: “Ndihem në

Edhe një njeri i fortë si Hristo Stoichkov, Topi i Artë i vitit 1994, përlotet dhe mezi mbajti emocionet në një intervistë për ESPN, kur kujtoi mikun e tij të ngushtë Diego Armando Maradonën, që e konsideron lojtarin më të mirë të kohës së tij dhe ndoshta të të gjitha kohëve.

NDJENJA E FAJIT – Sulmuesi i Barcelonës dhe i Kombëtares bullgare, që arriti në katër më të mirat në Botërorin e vitit 1994 e ku faktikisht u shënua edhe fundi i karrierës së Maradonës, foli për ndjenjën e tij të fajit. "Ndihem fajtor që nuk e largova nga grabitqarët që e rrethonin. Nuk mund t'i përkufizoj ndryshe, më bezdisnin të gjithë ata burra me kostume e kravata që i rrinin pranë. Ndonjëherë më ndodh akoma, sidomos kur mendoj për të, të pyes veten për miqësinë tonë. E kam pyetur veten nëse mund të kisha bërë diçka ndryshe, ndonjëherë ndihem pak në faj”.

MIQËSITË - Stoiçkov ka pak dyshime. Maradona ishte i ndikuar nga miqësitë e tij. "Ai nuk u distancua kurrë, pavarësisht se ata djem në fund nuk bënë gjë tjetër veçse e bënë të ndihej keq më vonë. Në planin personal kam qëndruar në kontakt me të deri në vitin 2016. I kisha të gjithë numrat e telefonit të tij dhe flisnim shumë shpesh. Herën e fundit, ende e mbaj mend, ishte më 2 shkurt të atij viti. Atëherë Diego më telefononte gjithmonë në ditëlindjen time. Nuk e harronte kurrë. Pastaj u përpoqa vazhdimisht të kontaktoja me të, por ose ai flinte, ose pushonte, ose po luante, ose po përpiqej të ecte".

HIDHËRIMI – Hristo bëri të ditur se kishte kaluar një periudhë të keqe në Botërorin 2014. “Isha në Maracana kur kombëtarja e Argjentinës humbi në finale ndaj Gjermanisë. E lotët më erdhën sepse pashë Leo Messin të mërzitur. Më vjen shumë keq. Ndonjëherë mendoj se nëse Albiceleste fiton Kupën e Botës, Diego do të mund të zbriste nga lart dhe do të bënte xhiron nëpër fushë. E desha shumë, e pashë të vuante aq shumë sa tani kam vetëm një dëshirë për të. Shpresoj që ai mund të prehet në paqe”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI