Flash

Trazirat në veri të Kosovës/ NATO e gatshme të ndërhyjë edhe një herë kundër Serbisë

Lapsi.al 17 August 2022
Trazirat në veri të Kosovës/ NATO e gatshme të

Para se të ulet edhe një herë në tryezën e dialogut me Albin Kurtin, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç mori një mesazh të qartë nga NATO mbi pasojat që do të ketë nxitja e konfliktit në veri të Kosovës.

Vijat e kuqe për Serbinë i tregoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg që tha se situata në terren është përmirësuar, ndonëse KFOR është i gatshëm të ndërhyjë në rast destabilizimi.

“Nëse ka nevojë, ne do të lëvizim forcat dhe do të rrisim prezencën tonë. Tashmë kemi rritur prezencën në veri. Ne do të veprojmë kur ka nevojë, dhe në mënyrë proporcionale” ishin fjalët e Sekretarit të NATO-s, i cili kujtoi se KFOR-i është misioni më i madh ushtarak i NATO-s jashtë aleancës me rreth 4.000 trupa.

Përballë muskujve të NATO-s, Vuçiç tha se e falenderon misionin e NATO-s në Kosovë, duke kujtuar se ishte deklarata e KFOR që ndikoi në uljen e tensioneve.

“Kemi folur për atë që ka ndodhur. Nuk kemi nevojë që të shohim secilën herë situatën sipas një perspektive. E respektojmë misionin e KFOR-it dhe njoftimi i tyre atë natë ka ndikuar në ulje të tensioneve”, ka thënë Vuçiq, duke iu referuar deklaratës së misionit të NATO-s më 31 korrik, se është i gatshëm të intervenojë, nëse përshkallëzohet situata në veri të Kosovës.

Në konferencën tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u pyet nëse e pranon deklaratën se të dyja palët janë përgjegjëse për përshkallëzim të tensioneve.

“Në njërën anën kemi shtetin demokratik të Kosovës, kemi policinë profesionale të republikës sonë dhe, në anën tjetër, kemi struktura ilegale të Serbisë, që janë kthyer në banda kriminale dhe kanë krijuar barrikada. Nëntë nga 13 sosh janë krijuar brenda 10 minutave. Në këtë kuptim mund të themi se janë dy palë, por ne nuk duhet ta humbin aspektin moral” tha Kurti.

Kurti foli edhe për vendimin për target që pritet të hyjë në fuqi në shtator. Ai tha se nuk do të tërhiqet, pasi po zbatohet një vendim legal dhe “diçka për të cilën është zotuar Serbia në dialogun e Brukselit”.

Çfarë i parapriu takimit me Stoltenberg

Vendimi i qeverisë Kurti për të zbatuar reciprocitetin me target ishte në pikënisje të përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.

Në ditët e fundit të Korrikut dhe në fillim të Gushtit, serbët në veri bllokuan rrugët me kamiona, ndëra policia u sulmua me armë nga persona të panjohur.

Pas situatës në terren u acaruan edhe deklaratat politike dhe u desh një deklaratë e KFOR për të qetësuar gjakrat në veri.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, më 31 korrik tha se ishte i gatshëm të ndërhynte nëse do të rrezikohej stabiliteti. Albin Kurti fajësoi Beogradin si organizator të ngjarjeve në veri të Kosovës që mund të përshkallëzoheshin në konflikt të armatosur. Nga ana tjetër Vuçiç tha se kishte informacion për eleminimin e serbëve në veri të Kosovës, duke shtuar tensionet.

Ishte pas këtij përshkallëzimi, që u organizua takimi i 18 Gushtit në Bruksel si një mundësi për qetësimin e palëve dhe krijimin e një atmosfere që do të shmangte përshkallëzimin e situatës./Lapsi.al

Të këshilluara

Daily Mail reportazh nga Hasi, Londra e vogël

♦Qyteti Hasit ndodhet në malet e veriut të Shqipërisë tre orë larg kryeqytetit Tirana ♦Eshtë qyteti ku emigrojnë më shumë adoleshenë për në Angli sesa  kudo ...

12:08

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI