Flash

Van Basten, kritikon Barcelonën: “Cruyff do t'i vinte turp për mënyrën si Barcelona po trajton De Jong”

Lapsi.al 17 August 2022
Van Basten, kritikon Barcelonën: “Cruyff do t'i vinte turp

Frenkie De Jong nuk është aspak komod te Barcelona, pavarësisht dëshirës së tij për të vazhduar të qendrojë në klubin spanjoll. Refuzimi i tij për të kaluar te Manchester United ka bërë që katalanasit të zgjedhin rrugën e ashpër me të. Mbi cështjen ka ndërhyrë edhe Marco Van Basten, i ftuar në programin televiziv Rondo, të transmetuesit holandez Ziggo Sport. Ish-Topi i Artë nuk fshehu disa pakënaqësi, për të mos thënë kritika, ndaj Barcelonës dhe sjelljes së saj ndaj Frenkie De Jong, mesfushorit holandez për të cilin flitet në lidhje me merkaton.

Lojtari përfundoi në qendër të thashethemeve për shkak të pagës së tij të lartë, e cila nisur nga problemet ekonomike të kompanisë, nuk është në përputhje me linjat e administrimit aktual të Laportës. De Jong, në fakt, është blerë nga katalanasit nën drejtimin e Bartomeut dhe kishte nënshkruar një kontratë monstruoze.

Në këtë këndvështrim, tani, shoqëria po përpiqet ta "vendosë" diku tjetër ose t'i ulë ndjeshëm pagën. Van Basten, në lidhje me këtë, është shprehur, duke përmendur legjendën Johan Cruyff: “Do të turpërohej nëse do të shihte se si sillet sot Barcelona ndaj Frenkie”. E përsëri: "Unë besoj se sjellja e Barcelonës sot është padyshim nën standardet e tyre".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI