Flash

Video/ Benfica sheh grupet e Champions League: fitore në transfertë ndaj Dinamo Kiev, përmbyset Zvezda në Haifa

Lapsi.al 17 August 2022
Video/ Benfica sheh grupet e Champions League: fitore në transfertë

Benfica avancon e sigurtë përpara drejt grupeve të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Dinamon e Kievit 2-0 në ndeshjen e parë të play-off-it, të luajtur në Łódź (Poloni): Gilberto dhe Gonçalo Ramos hipotekuan rezultatin, me portugezët që u mbrojtën në një pjesë të dytë, fare pa emocione. Fitore surprizë për Maccabi Haifa: 3-2 përballë Crvena Zvezdas së Dejan Stankoviç, me izraelitët që rikuperuan në pjesën e dytë rezultatin ndak serbëve. Barazim mes Qarabag dhe Viktoria Plzen: përfundoi 0-0 në Baku.

DINAMO KIEV-BENFICA 0-2

Fitore e rëndësishme për Benfikën në ndeshjen e parë të play-off-it të Ligës së Kampionëve, e luajtur në terren neutral në Łódź (Poloni): Lusitanët mposhtën Dinamon e Kievit 2-0, me një pjesë të parë të shkëlqyer. Ukrainasit e nisën fuqishëm, me presion të lartë dhe kundërsulme, por tentativën e parë të Besedin e anuloi avantazhi i Benfikës: Joao Mario shërbeu për Gilberton, i cili goditi me të djathtën fuqishëm duke përkulur duart e Bushchanit. 1-0 për Benfican në minutën e 9-të dhe i menjëhershëm reagimi i Dinamo Kiev: Tsygankov trembi Vlachodimos. Gjithsesi, inercia është e gjitha për portugezët dhe dyfishimi arriti në të 37′: një top vakant në zonë bëhet pre e Gonçalo Ramos që shënoi golin e dytë. Rezultati 2-0 e shtyu Benfikën të ulë qartë ritmin dhe të kufizohet në fazën e mbrojtjes, me ukrainasit që marrin guximin vetëm në fund. Megjithatë, përfundoi 2-0 në Lodź, me Benfikën që bën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Në Da Luz do të mjaftojë për të mbrojtur rezultatin.

MACCABI HAIFA-CRVENA ZVEZDA 3-2

Gola dhe emocione në Haifa, në një ndeshje të parë që shpërbleu vendasit. Maccabi në avantazh në minutën e 18 'me golin e Frantzdy Pierrot, sulmuesi haitian i ardhur në verë nga Guingamp, por Stankoviç lëshoi alarmin duke shkundur ekipin e tij: sulmuesi Aleksandar Pesic barazoi në të 27'. E në fuad të pjesës së parë, kompletohet përmbysja: Guelor Kanga dyfishoi dhe i coi skuadrat në pushim 2-1 për serbët. Megjithatë, ende nuk ka mbaruar dhe Maccabi Haifa bën një kundërpërmbysje të bujshme: Pierrot, pesë gola në eleminatoret e Ligës së Kampionëve, nënshkroi golin e barazimit në minutën e 51-të dhe Chery firmosi avantazhin e ri izraelit gjysmë ore nga fundi (61'). Presioni i Crzena Zvezdas nuk ishte efektiv dhe nuk kishte më kohë për përmbysje të tjera: Maccabi fitoi 3-2 dhe tani duhet të mbrohet në Beograd në një Marakàna shumë të nxehtë.

QARABAG-VIKTORIA PLZEN 0-0

Barazim pa gola mes Qarabag dhe Viktoria Plzen. Azerët shtyjnë fort për të kaluar në avantazh dhe për të përfituar nga ndeshja në shtëpi, por muri i ngritur nga çekët qëndroi deri në fund të sfidës. Ndaj ishte i kotë dominimi i vendasve, të cilët patën një shans të madh me Zoubir dhe e impenjuan Staněk në vazhdimësi. Përfundoi 0-0 në stadiumin Tofiq Bahramov, me një rast të fundit për Viktoria Plzen: Pernica shkoi pranë avantazhit, në një sfidë që i pa azerët të mbanin 67% të zotërimit të topit, por pa shënuar dot asnjë gol.

Qualification Champions League

Qarabag FK 0-0 Viktoria Plzen

Dynamo Kyiv 0-2 Benfica

Maccabi Haifa 3-2 FK Crvena Zvezda

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI