Flash

Klodiana Lala: Pikëpyetjet mbi zhdukjen e Ervis Martinajt

Lapsi.al 18 August 2022
Klodiana Lala: Pikëpyetjet mbi zhdukjen e Ervis Martinajt

Gazetarja Klodiana Lala dha detaje për akuzën e rrëmbimit të personit, për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, pas kallëzimit të bërë nga xhaxhai i tij, pasi sipas tij kishte humbur kontaktet prej tri ditësh me nipin.

Për ngjarjen dyshimet e policisë janë se mund të jetë e inskenuar.

“Përmes personave të tretë kishte informacion mbi vendndodhjen dhe shëndetin e tij, ka thënë xhaxhai tij duke pretenduar se nga momenti që ka bërë denoncimin kishte tre ditë pa asnjë kontakt me të. Po ashtu një mik i tij që kishte në Dubai kishte shprehur shqetësim se kishte humbur kontakt dhe se mund të kishte ndodhur diçka. Tani familja denoncon një person që është në kërkim ndërkombëtar. Ai ishte në kërkim dhe sipas të dhënave të policisë ishte brenda territorit të vendit. Kishte diskutime se si do të referohej vepra penale. Sot që ne flasim nuk ka asnjë të dhënë për vendodhjen e tij. Gjithashtu janë pyetur familjarët e tij dhe policia beson më shumë tek pista e inskenimit të ngjarjes. Është tërhequr një material referuar mbi të dhënat e të penduarin të drejtësisë Nuredin Dumani. Inskenimi i zhdukjes së tij është dyshimi i policisë. Edhe xhaxhai i tij e thotë në dëshminë e tij se ai kishte kundërshtarë të shumtë. Kujtojmë edhe ngjarjet e ndodhura, u tentua të vritej krahu i tij i djathtë. Pra në këtë kuptim sipas grupit të hetimit mund ta ketë inskenuar ngjarjen për të shpëtuar. 

Pra është e mundur që një person në kërkim të gjendet nga kundërshtarët dhe të vritet. Nuk përjashtohet raste të tillë. Deri më tani duhet të dimë se duke qenë emër shumë i përfolur edhe institucionet janë pak të rezervuara. Në kete ngjarje është përfshirë edhe Sherbimi Informativ shtetëror. Është kërkuar informacion edhe nga autoritetet e huaja, po ashtu edhe kontrolle në tims. Nuk përjashtohet edhe ngjarja kriminale. Zona e Fushë Kuqes është fshat i kontrolluar, familjarët sipas disa kontakteve në familje ka shqetësimet. Por është një ngjarje që ka kapur shah mat policinë shqiptare. Kur hapet një hetim për rrëmbim, praktika ka treguar se autoritetet nuk kanë qenë të suksesshëm. Ka pasur të zhdukur dhe raste të ndryshe…pra në momentin që jemi para kësaj ngjarje gjasat që mund të ketë rezultat janë shumë të pakta”, tha ajo.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI