Flash

13 të vdekur në Europë nga moti i keq

Lapsi.al 19 August 2022
13 të vdekur në Europë nga moti i keq

Stuhi të fuqishme kanë përfshirë Europën qendrore dhe atë jugore, duke shkaktuar së paku 13 viktima, përfshirë edhe fëmijë. Vdekjet, të shkaktuara kryesisht nga rënia e pemëve dhe era e fortë, janë raportuar në Itali e Austri dhe në ishullin francez të Korsikës, atje ku era ka arritur shpejtësinë 224 km në orë, duke shkulur çatitë e duke thyer xhamat e shtëpive e makinave. Erërat e forta kanë shkaktuar probleme edhe në Venecia të Italisë, ku çatia e Bazilikës së Shën Markut është shkëputur nga vendi. Dhjetëra vetë të tjerë, që vijojnë pushimet qark Europës, janë lënduar po ashtu, në tokë e det.

Shumë shtete në Europë, kryesisht në Jug dhe Europën qendrore, kanë përjetuar javë të nxehta e të thata këtë korrik e gusht. Ngjarjet e motit ekstrem, përfshirë të nxehtin përvëlues por edhe stuhitë e shiut, janë bërë gjithnjë e më intensive vitet e fundit.

Të këshilluara

Moti i keq godet Italinë, dy të vdekur

Vala e motit të keq që preku Italinë veriore dhe qendrore shkaktoi dy të vdekur në rajonin e Toskanës, si dhe dëme të mëdha. Një grua dhe një burrë u goditën...

16:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI