Flash

Andi Bushati: Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Kampionia e Europës Evangjelia Veli me doping: peshëngritësja rrezikon fundin e karrierës, pritet Testi B

Lapsi.al 20 August 2022
Kampionia e Europës Evangjelia Veli me doping: peshëngritësja

Kampione Europe tre muaj më parë, duke bërë krenar një komb të tërë, por tani Evangjeli Veli rrezikon të zhvishet nga mealjet dhe titulli i fituar në kampionatin europian, pasi ka rezultuar me doping. Dy medaljet e arta dhe një e argjendtë e marrë në 29 maj janë 'ngrirë' tashmë nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, pasi pak ditë më parë Veli ka marrë rezultatin e analizave të dopingut.

Stanazololi është substanca e ndaluar, gjurmë të të cilit janë gjetur në Testin A. Sipas Qendërs Ndërkombëtare të Testimeve elementët e gjetur gjatë testit janë konsideruar doping. Stanazololi është një ndër elementët më të fuqishëm të dopingut, që stimulojnë forcën e sportistit. Ndaj Velit janë marrë masa pezullimi të përkohshme ndërkombëtare por edhe nga federata shqiptare e peshngritjes, deri në pritje të Testit B që tashmë është kryer nga sportistja pasi ka patur afat deri më 3 gusht.

Rezultati i testit B del në muajin shtator dhe nëse do të nxjerrë të njëjtën përgjigje, atëherë gjithcka do të jetë përfundimtare dhe Evangjeli Veli si përsëritëse, rrezikon deri në 8 vite pezullim, pasi edhe në vitin 2018 ka rezultuar pozitive ndaj dopingut sërish, me steroid anabolik. 30 vjecares do t’i duhet më pas të dorëzojë 3 medaljet e marra, duke i dhën praktikisht fund karrierës pasi pezullimi me të cilin mund të përballet është 8 vjecar.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI