Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Kultivuan 246 kg kanabis, në pranga 2 vëllezërit në Shkodër

Lapsi.al 20 August 2022
Kultivuan 246 kg kanabis, në pranga 2 vëllezërit në

Dy person atë shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë për kultivimin e 246 kg kanabis në Shkodër, janë arrestuar ditën e sotme, duke çuar në tetë numrin e të arrestuarve. Policia bën me dije se janë arrestuar shtetasit S. D., 34 vjeç dhe I. D., 26 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Oblikë, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me 12 shtetas të tjerë (6 prej tyre të arrestuar, 6 të tjerë ende në kërkim) kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit në banesën e njërit prej bashkëpunëtorëve të shtetasve të ndaluar S. D. dhe I. D., (shtetasit të arrestuar A. T.), në kuadër të operacionit policor të koduar “Vallas”, të zhvilluar më 20 qershor 2022, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 246 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Vijon puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Vallas”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

303 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, dhe 303 të tjerë kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit. Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë s...

14:13

Zhduket nga banesa 14-vjeçari në Vlorë

Një 14-vjeçar në Vlorë është larguar nga banesa e tij dhe prej 4 ditësh nuk është kthyer. Ka qenë nëna e tij, 55-vjeçarja S.L. që ka bërë kallëzimin në polic...

10:45

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI