Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Përfundon pas 12 vitesh monitorimi fiskal i Greqisë nga ana e BE-së

Lapsi.al 20 August 2022
Përfundon pas 12 vitesh monitorimi fiskal i Greqisë nga ana e

Të shtunën, më 20 gusht Greqia u çlirua nga mbikëqyrja fiskale 12-vjeçare e Bashkimit Evropian që u imponua në këmbim të paketave të shpëtimit pas një krize të borxhit financiar.

Në nëntor 2009-të, Athina bëri të ditur rritjen e deficitit të saj publik që përfundimisht çoi në një krizë financiare në të gjithë euro-zonën dhe shkaktoi recesion në financat greke për afërsisht një dekadë.

Në këmbim të parave të shpëtimit prej 289 miliardë eurosh dhe për të evituar daljen e Greqisë nga zona euro, një “trojkë”, e përbërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, BE dhe Banka Qendrore Evropiane, kërkoi reforma të gjithanshme nga Athina.

Këto përfshinin shpenzimet shtetërore dhe shkurtime pagash, rritje të taksave, privatizime dhe reforma të tjera gjithëpërfshirëse që synonin korrigjimin e financave publike.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dha mesazhin e tij për këtë ditë historike siç ai e quajti ai për vendin dhe qytetarët.

“20 gushti 2022 është një ditë historike për Greqinë dhe për të gjithë grekët. Vendi ynë po del nga korniza e mbikëqyrjes së shtuar të BE-së.Vendi tani mund të shikojë përpara drejt një horizonti të ri dhe të pastër.

Ai tha se një numër “plagësh” që ishin hapur në shoqëri gjatë 12 viteve të mbikëqyrjes tani i përkasin të kaluarës.

“Zhvillimi i sotëm shënon fundin e Memorandumeve dhe gjithë asaj që u imponua në emër të tyre: taksa të paqëndrueshme dhe shkurtime të pagave dhe pensioneve. Kontrollet bankare dhe hipotekimi i pronës publike. Degradimi i mbrojtjes kombëtare, arsimit publik dhe shëndetësisë. Por edhe margjinalizim i pozicionit të Greqisë në Evropë dhe në botë. E gjithë kjo, për fat të mirë, i përket së shkuarës”.

Më herët Komisioni Evropian, i cili mbikëqyr buxhetet e 27 vendeve anëtare të BE-së, tha të mërkurën se do të përfundonte programin e tij të “mbikëqyrjes së shtuar ” më 20 gusht, duke vënë në dukje se Greqia ka përmbushur pjesën më të madhe të angazhimeve politike të bëra ndaj partnerëve të saj të eurozonës.

Greqia do të mund të ushtrojë lirisht politikën e saj ekonomike, me prioritete të përcaktuara nga qeveria dhe jo nga Brukseli, ndërsa do t’i nënshtrohet të njëjtave rregulla kontrolli që i nënshtrohet edhe pjesa tjetër e Evropës.

Megjithatë, Greqia – si anëtarët e tjerë të BE-së, Spanja, Portugalia, Qiproja dhe Irlanda – do të monitorohet ende nga kreditorët e saj ndërsa do të paguajë borxhet e saj.

Sipas parashikimeve të Komisionit Evropian, ekonomia greke do të rritet me 4 për qind këtë vit, shumë më e lartë se mesatarja e eurozonës prej 2.6 për qind.

Megjithatë, shkalla e papunësisë së Greqisë është një nga më të lartat në bashkimin monetar, paga minimale e saj një nga më të ulëtat dhe borxhi i vendit është 180 për qind e prodhimit të brendshëm bruto./rel

Të këshilluara

303 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, dhe 303 të tjerë kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit. Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë s...

14:13

Zhduket nga banesa 14-vjeçari në Vlorë

Një 14-vjeçar në Vlorë është larguar nga banesa e tij dhe prej 4 ditësh nuk është kthyer. Ka qenë nëna e tij, 55-vjeçarja S.L. që ka bërë kallëzimin në polic...

10:45

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI