Flash

Video/ Inter, spektakël në San Siro: tris ndaj Spezias e vendi i parë në renditje

Lapsi.al 20 August 2022
Video/ Inter, spektakël në San Siro: tris ndaj Spezias e vendi i

E para në San Siro ishte e shkëlqyer për djemtë e Simone Inzaghit: Interi shënoi tre gola dhe grumbulloi po aq pikë përballë Spezias, duke detyruar kushërinjtë e tyre kuqezi që të përgjigjen në ndeshjen e madhe të nesërme kundër Atalantës. Zikaltrit kaluan në epërsi në minutën e 35-të me goditjen kirurgjikale të Lautaros (i servirur nga spondi ajror i Lukakut). Dyfishimi erdhi me goditjen e Calhanoglu në minutën e 52-të, ndërsa më pas i takoi zëvendësuesit Correa që të fiksojë trisin në minutën e 82-të. Në fund të pjesës së parë, Lukaku goditi edhe traversën.

Në ndeshjen e rikthimit të Lukakut para publikut të tij, Interi u kujton të gjithëve se në këtë skuadër tani janë dy sovranë: kundër Spezias, Lu-La rilidhet vërtet dhe është Lautaro, mbreti tjetër i San Siros zikaltër, që hapi ndeshjen me një asist të 'binjakut' belg. Në pjesën e dytë Calhanoglu dhe Correa sistemuan rezultatin, por 3-0 i rri ngushtë zikaltërve, aktivë gjatë gjithë mbrëmjes. Duke harruar belbëzimin e Leçes, Inzaghi gjeti një skuadër të fuqishme me shumë armë: përpara sulmuesit (si titullarët ashtu edhe rezervat) diktojnë ligjin dhe prapa Handa që për 90' as nuk i ndoti dorezat: ligurëtkishin edhe problemet e tyre, por mesazhi i Simones për kampionatin është shumë i qartë.

SASSUOLO 1-0 LECCE

Sassuolo mori fitoren e parë në kampionat në ndeshjen e dytë të Serie A. Në shtëpi ndaj Lecces mjaftoi një eurogol i Domenico Berardit për të mposhtur puliezët 1-0, të paaftë për të reaguar ndaj disavantazhit në fund të pjesës së parë. Sulmuesi jeshilzi festoi kështu rinovimin e kontratës deri në vitin 2027 dhe i dërgon një sinjal trajnerit Mancini, për skuadrën e Baronit kjo ishte humbja e dytë në po aq ndeshje.

Serie A Italy

Torino 0-0 Lazio

Udinese 0-0 Salernitana

Inter 3-0 Spezia

Sassuolo 1-0 Lecce

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI