Flash

Andi Bushati: Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Video/ 'Vetëvrasje' e Dortmund në kohën shtesë, Bremen i shënon dy herë: asnjë fitore vendase në Bundesligë

Lapsi.al 20 August 2022
Video/ 'Vetëvrasje' e Dortmund në kohën shtesë,

Kolaps i zhurmshëm i Borussia Dortmund në minutat e fundit të javës së tretë të Bundesligës: verdhezinjtë, në avantazh 2-0 në shtëpi kundër Werder Bremen, lejojnë të përmbysen në 2-3 në kohën shtesë dhe humbën mundësinë për të kërcyer në komandë të renditjes. Bayer Leverkusen pëson humbjen e tretë radhazi dhe është gjithnjë e më i fundit. Në ndeshjet e tjera, Freiburgu buzëqesh falë Vincenzo Grifos në fitoren 1-0 në Stuttgart, barazimi 0-0 në Wolfsburg-Schalke.

AUGSBURG-MAINZ 1-2

Mainz është në zonën Champions falë fitores në fotofinish në Augsburg. Goditje e kundërpërgjigje mes Onisiëo dhe Demiroviç brenda katër minutave mes minutave 31 e 35, pastaj Mainz pati mundësinë të kalonte sërish në epërsi në minutën e 60-të, por Martin humbi penalltinë e 2-1. Kur barazimi duket se ishte i kryer, erdhi avantazhi i miqve falë Lee Jae-Sung vetëm disa sekonda nga fishkëllima e fundit.

DORTMUND-BREMA 2-3

Vetëvrasje e pabesueshme në shtëpi e Borussia Dortmund, që shkoi 2-0 deri në të 89' dhe lejoi të përmbysej nga Werder Bremen 2-3 në kohën shtesë duke i dhënë lamtumirën kryesimit të renditjes. Bayern Mynih tashmë mund të shkëputet nesër. Brandt në fund të pjesës së parë dhe Guerreiro në 70' nënshkruan avantazhin e dyfishtë që u duk se do të eliminonte miqtë. Pak sekonda nga e 90-ta, Buchanan shkurtoi diferencën e në shtesë mes të 93 e 95-ës, ndodhi e paimagjinueshme me Schmidt dhe Burke.

LEVERKUSEN-HOFFENHEIM 0-3

Fillimi makth i sezonit vazhdon për Bayer Leverkusen, me humbjen e tretë në po aq ndeshje. Shemben 'Aspirinat' në shtëpi ndaj Hoffenheimit që në fakt e mbylli ndeshjen pas 35 minutash me Baumgartner dhe Kramaric. Në të 78' mbërriti trisi i Rutter që hap zyrtarisht krizën e njerëzve të Senoane.

STUTGART-FREIBURG 0-1

Goditje në transfertë e Freiburgut në Stuttgart: është në fakt italiani Vincenzo Grifo ai që zhbllokoi rezultatin pas 11 minutash, aq sa për të lejuar ngritjen e murit të miqve, duke mos lejuar që vendasit të rikuperojnë.

WOLFSBURG-SCHALKE 0-0

Zero gola dhe pak emocione mes dy skuadrave që kanë shkruar historinë e Bundesligës, por që tani po luftojnë për të gjetur lavditë e së shkuarës. Të dy mbeten në zonat më të ulëta të renditjes.

Bundesliga Germany

Augsburg 1-2 Mainz

Bayer Leverkusen 0-3 Hoffenheim

Borussia Dortmund 2-3 Werder Bremen

VfB Stuttgart 0-1 Freiburg

Wolfsburg 0-0 Schalke 04

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI