Flash

Karburant për Europën? Si Irani mund ta zëvendësojë plotësisht Rusinë

Lapsi.al 21 August 2022
Karburant për Europën? Si Irani mund ta zëvendësojë

“Irani mund të kompensojë pjesërisht deficitin në tregun botëror të energjisë, të shkaktuar nga kriza në Ukrainë.”, kështu ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Khanani Chafi.

“Kriza energjetike ka të bëjë kryesisht me Evropën, e cila refuzoi gazin dhe naftën ruse. Irani madje mund të zëvendësojë plotësisht Rusinë në tregun evropian të gazit, por me një çmim shumë të lartë, të cilin evropianët nuk janë të gatshëm ta paguajnë për shumë arsye, tha Rustam Tankayev, eksperti kryesor i Unionit të Industrialistëve Ruse.

Sipas tij dërgesat e gazit natyror nga Irani në Evropë përmes tubacionit janë të mundshme, në teori mund të zëvendësojë edhe gazin rus. Megjithatë, rrethanat gjeopolitike, të cilat janë thjesht të pazgjidhshme në të ardhmen e afërt, nuk do t’i lejojnë evropianët të blejnë “karburant” iranian në vitet e ardhshme, shkruajnë mediat ruse.

Nga ana tjetër, Hedajatullah Khademi, menaxher i përgjithshëm i “Northern Oil Company” nga Irani, ish-anëtar i komisionit të energjisë në parlamentin iranian, pjesërisht pajtohet me ekspertin rus.

Kur bëhet fjalë për naftën, Khademi është i bindur se Irani mund të kompensojë pjesërisht mungesën e tij, lidhur me krizën energjetike, por se për këtë është e nevojshme të hiqen sanksionet ndaj atij vendi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI