Flash

Laçi me 'marsh' të tretë: dy shtylla në 4 minuta Vila, likuidohet 3-1 Teuta

Lapsi.al 21 August 2022
Laçi me 'marsh' të tretë: dy shtylla në 4 minuta

E dyta e Vukicevic në pankinën e Laçit nuk nis njësoj. Tekniku i rikthyer pas dështimit të aventurës së sezonit të kaluar, e ka udhëhequr formacionin kurbinas në fitoren 3-1 në debutimin në kampionat kundër Teutës. Golat e Velkoskit, Akiniemit dhe Mazrekaj ka mjaftuar që bardhezinjtë të konfirmohen që në start si një prej skuadrave pretendente për titull. I kotë goli i Jazxhi.

Me Babatunde nga minuta e parë në fushë, por me polakun Borisyuk në pankinë, ekipi i Vukiçeviç ka dominuar duelin dhe ia ka dalë të marrë pikët e plota duke nisur me këmbë të mbarë sezonin. Teuta nuk bëri pothuaj asgjë, të paktën në pjesën e parë, duke lejuar që kundërshtari të zotëronte fushën dhe topin, duke krijuar raste, që u kurorëzuan me gol në minutën e 12 me anë të Velkovskit. Mund të kishte shkuar edhe më mirë për kurbinasit, por Mazrekaj u hipnotizua nga Qirko në penalltinë e fituar nga Akiniemi.

Pas rifillimit, bardhezinjtë vazhduan të jenë agresivë dhe brenda pak minutash erdhën golat e Akiniemit në të 52 dhe pikërisht Mazrekajt i cili shleu kështu gabimin e bërë në rastin e penalltisë në të 57. Teuta reagoi me Jazxhi që ngushtoi rezultatin por për tu futur në lojë durrësakët i pengoi shtylla, që ndaloi Vilën dy herë në harkun e katër minutave. Tre pikët e para për Lacin, ndërsa për skuadrën e Arapit parashikohet një tjetër sezon delikat.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI