Flash

Lautaro Martinez, ekzalton Interin dhe tifozët: "Unë e Lukaku kundër botës, luftojmë për të fituar gjithçka"

Lapsi.al 21 August 2022
Lautaro Martinez, ekzalton Interin dhe tifozët: "Unë e Lukaku

Nëse Romelu Lukaku kishte shënuar kundër Lecce, Lautaro Martinez e bëri kundër Spezias (me asistin e vetë belgut), kështu që është e pashmangshme që argjentinasi të pyetej në konferencën për shtyp për rikthimin e LuLa-s. "Jam i lumtur që Lukaku është rikthyer te Inter: sapo mbërriti i thamë njeri-tjetrit se duhet të luftojmë kundër të gjithëve. Sapo kemi filluar", ishin fjalët e Toros, i cili zbuloi se "kemi vazhduar të flasim që nga dita kur ai u largua. Jam i lumtur që ai është përsëri këtu, ai është i dobishëm dhe gjithmonë i jep një dorë skuadrës".

Numri 10 i zikaltërve, duke folur për Sky, komentoi në këtë mënyrë rezultatin 3-0 ndaj ligurëve: "Ne u përballëm me një ekip kompakt, që bën presion mirë. Ne bëmë një punë të shkëlqyer, por sapo kemi filluar, ka ende shumë rrugë për të bërë".

Për objektivat sezonalë: "Nuk e di nëse jemi më të fortë se vitin e kaluar, por ne gjithmonë duam të përmirësohemi. Do të luftojmë për të fituar gjithçka. Përpara jemi katër sulmues të mirë, duhet të shfrytëzojmë karakteristikat tona. Skriniar qendron? Jam i lumtur sepse është shumë i rëndësishëm dhe të gjithë e dinë".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI