Flash

Në Old Trafford nuk lejohen gabime: Man.United-Liverpool në gusht fitohet gjithnjë nga Reds

Lapsi.al 21 August 2022
Në Old Trafford nuk lejohen gabime: Man.United-Liverpool në gusht

Sharm, rivalitet, tension. E këtë herë edhe pak frikë, ajo për të bërë përsëri gabime. Manchester United-Liverpool këtë vit vjen herët, por tashmë mbart me vete shumë domethënie: atyre historike, që e bëjnë derbin Veri-Perëndim një nga më të përzemërt në Angli, u shtohen edhe ato të lidhura ngushtë me ngjarjet aktuale. Në detaje, janë dy starte negative të Premier League për të dyja skuadrat: dy barazime ndaj dy “të voglave” për Klopp, një Nunez që vërtetë shënon, por që bie në grackë dhe përjashtohet me karton të kuq; dy katastrofa për ten Hag, tronditëse ajo e konsumuar në fushën e Brentfordit në raundin e fundit: 4-0 pas 35', me një skuadër të pa përqendruar e me mendjen te merkato.

Një ndeshje e rëndësishme dhe nga një këndvështrim pothuajse e paprecedentë: United dhe Liverpool nuk ishin sfiduar me njëri-tjetrin në gusht që nga viti 1972 (Reds fituan 2-0), ndërsa nuk ka ndodhur që nga sezoni 2013/14 që ndeshja të rastisë në tre javët e para (sërisht një fitore e Liverpool, 1-0), kur zakonisht presioni nuk është ende i madh. Gjithësesi, nuk do të jetë kështu të hënën (fillimi në orën 21): kush gabon tashmë rrezikon ta paguajë shtrenjtë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI