Flash

Video/ Boks, Joshua shpërthen në lot para gazetarëve, pas humbjes me Usyk: "Jam i tronditur"

Lapsi.al 21 August 2022
Video/ Boks, Joshua shpërthen në lot para gazetarëve, pas humbjes

Anthony Joshua shpërtheu në lot gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, ndërsa po diskutohej për shkatërrimin e tij pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk. Joshua pësoi një humbje të dytë radhazi ndaj Usyk me vendim të ndarë në stadiumin King Abdullah Sports City në Arabinë Saudite mbrëmjen e kaluar.

Britaniku shpjegoi se ishte "i zemëruar" me veten pas humbjes nga Oleksandr Usyk. Pas shpalljes së rezultatit, AJ hodhi nga ringu rripat e yllit ukrainas përpara se të largohej për tu kthyer në fakt edhe njëherë në ring. Joshua rrëmbeu mikrofonin dhe mbajti një fjalim të çuditshëm para publikut.

32-vjeçari u emocionua gjatë konferencës së tij për shtyp duke shpjeguar se kjo erdhi “nga zemra” dhe ishte rezultat i “inatit” me veten: “Kjo është kur përpiqesh të bësh gjëra me zemër dhe të gjithë nuk i kuptojnë. Erdhi vetëm nga zemra. Isha i zemëruar me veten. Jo me dikë tjetër vetëm me veten. Kështu që mendova, duhet të iki nga këtu sepse jam i çmendur. Si çdokush, kur je i zemëruar, mund të bësh marrëzira. Isha i zemëruar dhe më pas kuptova: 'O dreq, ky është sport. Më lër të bëj gjënë e duhur dhe të kthehem pas'".

“Unë fola vetëm nga zemra. Ishte kaq e vështirë. Ju shikoni AJ që i mban gjërat së bashku, por ka një kosto, një kosto të madhe. Nuk do të më thyejë kurrë, por duhet një forcë e madhe për të mos më thyer. E sonte pati një çarje të vogël në armaturë kur pësova një disfatë.

“E mendoj se sapo më patë të mërzitur. E me fjalimin, po flisja vetëm se nga vij. Isha rrugëve, me të vërtetë. E kalova në boks, i cili vërtet ndryshoi jetën time dhe më afroi më shumë me Zotin dhe më afroi të takohesha me kaq shumë njerëz. E unë thjesht vura gjithçka në lojë me fjalimin tim. Por të mos harrojmë kampionin Oleksandr Usyk. Ai gjithashtu bëri një paraqitje fenomenale. Kështu që merita është e tij - tha Joshua -. Nuk më kujtohet se çfarë thashë në ring, sepse isha shumë i pasionuar. Por dua ta falënderoj për pjesëmarrjen në një betejë të madhe historike. Duhen dy për të kërcyer tango. Isha kaq shumë i zemëruar”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI