Flash

Video/ "Ti nuk je i fuqishëm, si më munde?": Joshua konfrontohet me Usyk pas humbjes së titujve

Lapsi.al 21 August 2022
Video/ "Ti nuk je i fuqishëm, si më munde?": Joshua
Oleksandr Usyk ka marrë një fitore tronditëse me vendim të ndarë kundër Anthony Joshua, për të mbrojtur titujt e tij WBA, WBO dhe IBF, ndërsa i shtoi edhe titullin e Ring Magazine koleksionit të tij. Vetëm një nga arbitrat i dha të drejtë Joshua 115-113, ndërsa Usyk, që do të ndeshet tashmë me kampionin e WBC Tyson Fury, ka marrë pikët e dy të tjerëve 115-113 dhe 116-112. Rezultat që britaniku nuk e ka pritur mirë dhe sjellja e tij në përfundim të takimit ka qenë shumë e cuditshme. Joshua iu afrua kampionit ukrainas duke i thënë: "Ti nuk je i fuqishëm, si më munde? Si? Pastaj Joshua e la veten të shprehet me një monolog të çuditshëm në mikrofon pasi humbi ndeshjen e revanshit me vendim të ndarë ndaj Oleksandr Usyk ... por jo më parë se të largohej nga ringu, duke hedhur rripat dhe duke u turpëruar para publikut që shprehu pakënaqësi për veprimin e tij. Anthony Joshua ishte i acaruar pas humbjes së tij në kampionatin e peshave të rënda, në ndeshjen e zhvilluar në Arabinë Saudite të shtunën. Boksieri britanik humbi për herë të dytë ndaj ukrainasit gjë që nuk mundi ta pranojë. Joshua hodhi dy nga rripat e Usykut nga ringu përtokë dhe u drejtua për në dhomën e tij të zhveshjes përpara se të kthehej me vrull për t'i dhënë dorën Usyk. Situata e cuditshme vazhdoi kur Joshua mori mikrofonin dhe filloi një përçartje të pakuptueshme, duke diskutuar për luftën, karrierën e tij, krizën e vazhdueshme në Ukrainë dhe gjithashtu brohoriti Usyk: "Nuk e di cpo ndodh në vendin tënd, por nuk është e mirë".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI