Flash

VOA: Si u sulmuan me spray paralizues ushtarët në uzinën e armëve në Gramsh

Lapsi.al 21 August 2022
VOA: Si u sulmuan me spray paralizues ushtarët në uzinën e

Në Shqipëri, dy shtetas rusë, M.Z., 24 vjeç dhe S.T., 33 vjeçe, së bashku me një shtetas ukrainas, F.T., 25 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e së shtunës nën dyshimet për spiunazh, pasi njëri prej tyre kishte hyrë në uzinën ushtarake në Gramsh, duke tentuar të bëjë fotografi. Sipas një njoftimi të ministrisë së Mbrojtjes “roja ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi”. Të dy ushtarakët më pas i kanë bërë thirrje të ndalojë, të riut M.Z.. Ndërsa ky i fundit është përpjekur të largohet, është ndaluar nga ushtarakët, pavarësisht se në këtë moment ai ka përdorur ndaj tyre një spray paralizues, duke ua hedhur në fytyrë.

Ndërsa i riu rus është shoqëruar në komisariatin e Gramshit, policia ushtarake, ka vërejtur dhe dy persona të tjerë, që dyshoheshin se po shoqëronin të riun rus që kishte hyrë në Uzinë. Sipas njoftimit të ministrisë së Mbrojtjes, gruaja ruse 33 vjeçare dhe ukrainasi 25 vjeçar, janë ndaluar nga policia jo shumë larg Uzinës, ndërsa udhëtonin me një automjet sportiv me targa të Ukrainës.

Të dy ushtarakët që bënë të mundur ndalimin e të riut që kishte hyrë në Uzinë, u trasportuan me shpejtësi në një spital të kryeqytetit, për shkak të problemeve me shikimin, të provokuara nga spray paralizues.

“Ekipet e specializuara të Toksikologjisë, Djegie-Plastikës dhe ORL kanë kryer konsultat dhe ekzaminimet e plota për dy ushtarakët e ekspozuar ndaj gazit irritues, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme, pa probleme akute të helmimit”, bëri të ditur në një njoftim të sajin Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, kontaktoi personalisht me dy ushtarakët duke u shprehur atyre “mirënjohjen që sakrifikuan për të mbrojtur një objekt strategjik”. Ndërsa shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë gjeneral brigade Arben Kingji, i vizitoi ata në spital.

Për momentin nuk dihet se cili ka qenë qëllimi i shtetasve rusë dhe ukrainas të arrestuar. Në një reagim për ngjarjen kryeministri Edi Rama deklaroi se ata “dyshohen për spiunazh”, duke folur për “një ngjarje delikate”. Për zbardhjen e saj janë angazhuar përfaqësuesë të Policisë Ushtarake dhe Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Autoritetet shqiptare i janë drejtuar zyrtarisht ambasadës ruse në Tiranë, duke kërkuar informacion dhe shpjegime për shtetasit e arrestuar në mbrëmje.

Uzina e Gramshit, e ndërtuar në vitin 1962, ka prodhuar në të kaluarën armë, fillimisht pushkë të tipir “Simonov”, kalibër 7.62 mm, dhe më pas kallashnikovë. Më pas ajo është përdorur për të ofruar shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes me makineritë e saj të precizionit të lartë apo dhe riparime. Ndërsa deri në një vit më parë është përdorur për demontimin e armëve të tepërta./VOA

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, makina kthehet përmbys

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së sotme në Tiranë. Një makinë është kthyer përmbys në afërsi të maternitetit të ri. Ambulanca ka mbërritur n...

21:07

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI