Flash

“Atalanta bëri vetëm dy goditje në portë”. Pioli entuziast për Milanin e tij: “Për pak mund të fitonim”

Lapsi.al 22 August 2022
“Atalanta bëri vetëm dy goditje në portë”. Pioli

Stefano Pioli është i kënaqur me atë që Milani i tij bëri në Bergamo kundër Atalantës, pavarësisht barazimit 1-1: "Lejuam pak dhe luajtëm me shpirt - tha ai për Dazn - Dikur vuanim nga presioni i Atalantës, sot qarkullonim me lehtësi. Duhet të ishim më pak frenetikë në pjesën e dytë, por në pjesën e parë ishte e drejtë të kërkonim gjithmonë thellësinë. Në pjesën e dytë ata u ulën dhe ne kishim nevojë për më shumë qarkullim dhe më shumë qartësi. Donim të fitonim, por bëmë një ndeshje të mirë".

Trajneri i kuqezinjve foli më pas për ndryshimet e shumta të bëra në pjesën e dytë, veçanërisht në sulm: "Nuk i ndryshova për shkak të paraqitjeve të pamjaftueshme, por sepse kam lojtarë të fortë. Ata që dolën në fushë menjëherë bënë mirë, duke luajtur 60 minuta me atë intensitet në javën e dytë të kampionatit. Mesias ka luajtur një ndeshje të shkëlqyer, Leao shpëthente edhe pse do të doja të futej më shumë në zonë. Jam i kënaqur, por edhe doja të ndryshoja disi pozicionet: Theo i hapur, dy sulmues, De Ketelaere pas tyre. Ne e kemi këtë shans dhe ishim afër fitimit të ndeshjes. Kishte shumë mundësi të vogla të pashfrytëzuara. Më pëlqeu prezantimi dhe Atalanta bëri vetëm dy goditje në portë: do të thotë se ne patëm një ndeshje të mrekullueshme në të dyja fazat”.

Më pas Pioli u fokusua në blerjen kryesore të merkatos verore të kuqezinjve: "Charles po rritet, më pëlqeu shumë. Është një djalë që sapo ka ardhur, duhet të njohë shokët e tij dhe shokët e tij duhet ta njohin atë. Ai ka një aftësi të madhe për të mbrojtur topin në presion, jam i sigurt se do të na japë një dorë".

Në fund një batutë për merkaton e transferimeve, për të cilën ai preferoi të shmanget: "Shpresoj që Kjaer të mos marrë shumë kohë për t'u rikuperuar dhe që Krunic të rikuperohet, atëherë jemi plot".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI