Flash

Incidentet në Gramsh dhe Poliçan, Meta: Ushtria në gjendje të mjerueshme

Lapsi.al 22 August 2022
Incidentet në Gramsh dhe Poliçan, Meta: Ushtria në gjendje

Në një konferencë për mediet, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar mbi incidentet e ndodhura në Gramsh dhe në Poliçan gjatë fundjavës. Ndër të tjera, Meta u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të reagojë lidhur me kërkesën e bërë për ndalimin e hyrjeve të shtetasve rusë dhe atyre bjellorusë derisa të ketë një qartësim të plotë të situatës. Ai gjithashtu theksoi se ajo çfarë mbetet e rëndësishme është që popullit shqiptar t’i kthehet pushteti dhe kjo sipas tij arrihet nëpërmjet referendumit.

“Problemi është që ushtria jonë ëshë në një gjendje shumë të rëndë dhe këtë e kam të faktuar. Ushtria jonë e ka të vësëhtirë sot të thotë se cilat janë pronat e saj në Shqipëri dhe kapacitetet e saj. Sepse kanë ndodhur gjëra të paligjshme që unë edhe i kam denoncuar. Ushtria jonë është në nivele zero për sa i përket bazës ajrore. Po kështu në situatën e zjarreve. Ushtarë me lopata dhe fshesa. Pastaj nuk dua të flas për pagesat dhe nivelin e arsimit. Sepse gjithnjë e më pak me arsim të mesëm dëshirojnë të shërbejnë në ushtri. Megjithatë jemi krenarë që jemi anëtarë të NATO-s dhe përshëndësim avionët B52 që do tregojnë një mision solidariteti.Duhet të përfitojmë nga ky rast që të reflektojmë dhe të mësojmë. E ftojmë kryemiistrin të ndalojë hyrjen e shtetasve rusë, për sa kohë Rusia do nuk do ndryshojë qëndrim në lidhje me Ukrainën”, tha Meta.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI