Flash

Ishin bllokuar në kanionet e Langaricës, gjenden pas disa orësh 4 turistët

Lapsi.al 22 August 2022
Ishin bllokuar në kanionet e Langaricës, gjenden pas disa orësh 4

Më datë 22.08.2022, në vendin e quajtur "Kanioni i Langaricës", 4 turistë gjermanë, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, kanë kontrolluar të gjithë zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Langaricës.

Falë punës së mirorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 4 turistëve nga terreni i vështirë ku ishin bllokuar, të cilëve, më pas, u është ofruar asistenca mjekësore. Aktualisht të 4 turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, Federata Shqiptare e Rafting ofroi mbështetje me pajisje të posaçme për ndërhyrjen në këto zona.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI