Flash

Jep dorëheqjen pas 38 vitesh Anthony Fauci

Lapsi.al 22 August 2022
Jep dorëheqjen pas 38 vitesh Anthony Fauci

Anthony Fauci do të largohet nga posti i kreut të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA dhe si këshilltar kryesor mjekësor i Presidentit Joe Biden.

Fauci, i cili shërbeu si kryevirolog i SHBA për 38 vjet, tha se do të linte të dyja pozicionet në dhjetor për të "ndjekur një kapitull tjetër" të karrierës së tij.

"Ka qenë nderi i një jete të kem udhëhequr NIAID," tha 81-vjeçari, Fauci në një deklaratë.

Ai u bë figura kryesore e vendit gjatë pandemisë së Covid-19. Presidenti Biden e falënderoi atë për "shpirtin, energjinë dhe integritetin shkencor".

Në korrik, Fauci tha se do të tërhiqej përpara përfundimit të mandatit aktual të zotit Biden.

Fauci iu bashkua Institutit Kombëtar të Shëndetit në vitin 1968, kur Lyndon Johnson ishte president.

Ai u emërua drejtor i NIAID-it, dega kombëtare e sëmundjeve infektive, në vitin 1984, ndërkohë që epidemia e SIDA-s sapo ishte ndezur.

Që atëherë ai ka shërbyer nën 7 presidentë, që nga republikani Ronald Reagan te demokrati Joe Biden.

Vetëm në vitin 2020, me fillimin e pandemisë së koronavirusit, ai u bë mjeku më i famshëm në Amerikë.

Ai gjithashtu u bë figurë mjaft e polarizuar gjatë asaj kohe.

Edhe pse fitoi shumë ndjekës (një peticion për ta emëruar atë si "Njeriu më seksi i gjallë" i revistës People në vitin 2020 mblodhi më shumë se 28 000 nënshkrime) ai gjithashtu zemëroi disa nga e djathta që e panë atë si fytyrën publike të bllokimit, vaksinave dhe maskave.

Ai herë pas here përplasej me ish-presidentin Donald Trump për përgjigjen ndaj pandemisë.

Ndonëse Fauci po largohet nga qeveria, ai e bëri të qartë të hënën se nuk do të tërhiqej nga mjekësia.

Fauci, i cili do të mbushë 82 vjeç më 24 dhjetor, nuk caktoi një datë të saktë për largimin e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI