Flash

Meta: Nuk do jemi më “kingmaker”, Rama futi në burg bedelët e tij

Lapsi.al 22 August 2022
Meta: Nuk do jemi më “kingmaker”, Rama futi në burg

Në takimin me të rinjtë e Partisë së Lirisë në Jalë, ku startoi edhe kampingu i përvitshëm i forumit rinor, kreu i saj Ilir Meta foli për objektivat që ka kjo forcë politike.

“Partia e Lirisë nuk synon më të jetë një forcë “king-maker”. Por synon t’ia japë pushtetin “King”-ut dhe “King”-u është populli i Shqipërisë, është sovrani nëpërmjet referendumit. Kjo garanton që Shqipëria do të jetë e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë sot e përgjithmonë”, - tha Meta.

Meta foli me superlativa për veten kur tha se para tyre ishte “një njeri i specializuar në shembjen e diktaturave” duke paralajmëruar se rrëzimi i qeverisë do të jetë shumë i shpejtë.

“U është prishur fytyra, shikojini fytyrënxirët e Shqipërisë. Të jeni të sigurt që në vitet që vijnë do e kenë shumë të vështirë të vinë në këto zona, kur të dëgjojnë bëmat e tyre dhe llogarinë para drejtësisë për ato që kanë bërë.

Para jush është një njeri që është rritur dhe është specializuar për përmbysjet e diktaturave”, - tha Meta që më pas nuk i ndali akuzat nga qeverisë “Rama”.

“Llogaridhënia ka nisur, po troket dhe të gjithë do të përpiqen para ligjit dhe ndaj i kam ftuar njerëzit në administratën publike të jenë të kujdesshëm, të mos përdoren në ditët dhe javët e fundit të kësaj qeveri gangsterësh të mos firmosin akte të paligjshme. Boll bedela ka futur në burg Rama, tani e ka radhën vetë” – tha ish-Presidenti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI