Flash

Ndërhyrja e Origit i ka thyer fibulën Gjimshitit: mbrojtësi i kombëtares dy muaj jashtë fushës

Lapsi.al 22 August 2022
Ndërhyrja e Origit i ka thyer fibulën Gjimshitit: mbrojtësi i

Lajm i keq për kombëtaren e Shqipërisë dhe për Atalantën. Berat Gjimshiti është dëmtuar rëndë, si pasojë e ndërhyrjes së Origit, në ndeshjen e fundit kundër Milan dhe kontrollet mjekësore kanë evidentuar frakturën e fibulës së majtë. Mbrojtësi shqiptar pritet të ndalojë për rreth dy muaj edhe nëse ende nuk janë përcaktuar periudhat e sakta të rikuperimit.

Klubi zikaltër ka bërë me dije se “pas traumës direkte të pësuar gjatë ndeshjes së kampionatit të Serie A Atalanta-Milan, Berat Gjimshiti iu nënshtrua ekzaminimeve klinike-instrumentale të cilat zbuluan një frakturë të përbërë të të tretës së mesme të fibulës së majtë. Lojtari ka nisur menjëherë trajtimet e vendosura në programin e rikuperimit".

29-vjeçari u dëmtua gjatë ndeshjes së djeshme kundër Milanit, pas një përplasjeje me Origin në fundin e ndeshjes: ai nuk mund të qëndronte në fushë aq sa Gasperinit iu desh ta zëvendësonte me Okolin në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI