Flash

Rusët në Gramsh, SHBA: Presim hetimet për të vënë para drejtësisë përgjegjësit

Lapsi.al 22 August 2022
Rusët në Gramsh, SHBA: Presim hetimet për të vënë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka komentuar sërish incidentin në uzinën ushtarake të Gramshit. Nga sheshi "Skëndërbej" ku ndoqi fluturimin e dy avionëve amerikane, Kim tha për gazetarët se SHBA është përkrah Shqipërisë dhe se pret të shohë përfundimet e hetimit rreth kësaj ngjarje, protagobistë të së cilës u bën dy rusë dhe një ukrainas.

"Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, në mes të Tiranës, në mes të Shqipërisë për fluturimin historik të dy avionëve bombardues B52. Aleanca me Shqipërinë është serioze, ne do të qëndrojmë përkrah aleatëve të NATO-s gjithmonë. E di që ka pasur disa incidente kohët e fundit, por ne jemi me ju deri në fund. Dhe presim të shohim përfundimet e hetimit dhe vënien përpara drejtësisë të atyre që janë përgjegjës".

Prokuroria dhe Antiterrori kanë gjetur materiale, mesazhe dhe dokumente të dyshimta në telefonat e dy shtetasve rusë dhe ukrainasit të arrestuar pas incidentit në Uzinën Ushtarake të Gramshit.

Të këshilluara

104 raste të reja me Covid në Shqipëri

104 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Nga 358 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar me koronavirus 41 ...

18:15

Moti i keq, bllokohen 6 turistë në Përmet

Gjashtë turistë kanë mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës në Përmet dhe shkak është bërë moti i keq me reshje të dendura shiu. Policia e Përmetit thot...

18:07

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI