Flash

U kapën në uzinën e Poliçanit duke bërë foto, lirohen 4 çekët

Lapsi.al 22 August 2022
U kapën në uzinën e Poliçanit duke bërë foto,

4 çekët që u kapën dje në zonën e ndaluar të uzinës së Poliçanit, teksa dy prej tyre ishin futur në një tunel dhe dy të tjerë po bënin foto, janë lënë të lirë nga policia. Mësohet se çekët do të hetohen në gjendje të lirë. Personat kanë pretenduar se janë turistë dhe se kishin ngatërruar rrugën dhe për pasojë kishin përfunduar në një prej tuneleve që të çon në uzinë.

Gjatë ndalimit të tyre nga policia, 4 shtetasit përsëritën se ishin turistë që kishin humbur rrugën.

“Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq”, janë shprehur çekët.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI