Flash

Wijnaldum u dëmtua nga shoku i tij, Mourinho mesazh tifozëve: "Kush mendon se e ka fajin Felix është llum"

Lapsi.al 22 August 2022
Wijnaldum u dëmtua nga shoku i tij, Mourinho mesazh tifozëve:
Ambjenti i Romës është tronditur nga dëmtimi i rëndë i Wijnaldum, i cili ka pësuar një frakturë në tibia. Trajneri i verdhekuqve, José Mourinho, ka dashur t'i dërgojë një mesazh afërsie holandezit, por jo vetëm. Mesazhi ka qenë edhe për Felix, i shënjestruar në rrjetet sociale si fajtori i incidentit (dëmtimi erdhi pas një kontrasti mes të dyve në stërvitje). "Ndonjëherë futbolli mund të jetë një m*t. Në vetëm dy javë, Gini është bërë njëri prej nesh për shkak të cilësive të tij njerëzore (ne i dinim tashmë cilësitë e tij në futboll). Fatkeqësisht, në një incident fatkeq ai pësoi një dëmtim të rëndë që do ta mbajë atë larg fushës për një kohë të gjatë. Por nuk është vetëm futbolli ai që është m*t ndonjëherë, edhe njerëzit mund të jenë të tillë... - ka shkruar Special One në Instagram - Ata që filluan thashethemet se një djalë i shkëlqyer si Felix mund të jetë përgjegjës për atë që ndodhi janë një llum i vërtetë. Sonte jemi të gjithë bashkë: luajmë për Romën, për Wijnaldum dhe për Felix”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI