Flash

Babatunde e Borysiuk i japin pretendimet për titull Laçit: Vukicevic ka katër lojtarë ‘titullarë’ pa gjendje fizike

Lapsi.al 23 August 2022
Babatunde e Borysiuk i japin pretendimet për titull Laçit: Vukicevic

Jo vetëm për fitoren 3-1 kundër Teutës, por edhe për staturën që ka krijuar organika e kurbinasve për këtë sezon, kanë rritur pritshmëritë për Laçin. Goditjet në merkato janë të forta, por janë bërë në këndvështrimin e të ardhmes së afërt, sepse katër lojtarë titullarë të deklaruar, por ende jashtë formës, vuajnë mungesën e ndeshjeve.

Për herë të dytë, që kur ka mbërritur në Laç, titullar është rreshtuar edhe Michel Babatunde, mesfushori nigerian kualiteti i të cilit nuk diskutohet, por që vuan nga një vit inaktivitet. Sigurisht që lojtari po përmirësohet me shpejtësi, por duhet ende të kthehet në formën më të mirë dhe Vukicevic mezi pret ta ketë gati. Kundër durrsakëve mesfusha ishte ajo e zakonshme me Ujkën shkatërrues e Spahiun që formoi repartin me nigerianin, por reparti do të ketë një kapërcim në kualitet me përfshirjen e Ariel Borysiuk nga minuta e parë. Ish-lojtari i përfaqësueses polake ka qenë në pankinë në ndeshjen e parë, në pritje të rigjejë minutat në këmbë, por edhe ai është një lojtar që mendohet të bëjë diferencën në kampionatin tonë.

Kështu, mesfusha do të jetë e nivelit të lartë, me Vukicevic që përpara i gëzohet Mazrekajt e Akiniemit, në pritje të kthimit në forcë edhe të Vasil Shkurtajt, që ka përqafuar projektin kurbinas për të zëvendësuar Guindon e larguar. Laci për momentin ka ende pikëpyetje mbi 3 apo 4 lojtarë fondamentale, nëse llogaritet edhe Alla, por prova e shfaqur kundër Teutës është një mesazh shumë i qartë për kampionatin, ndonëse testi i vërtetë do të jetë ai i javës së ardhshme në shtëpinë e Partizanit.

Kundër Teutës në kampionat ishte fitorja e parë për Dejan Vukicevic, por jo ndeshja e parë në pankinën e Lacit për teknikun malazez, që u rikthye në krye të bardhezinjve për herë të dytë pas aventurës së pasukssesshme të edicionit të kaluar. Malazezi udhëhoqi kurbinasit në 5 ndeshjet e para të 2021-22 duke marrë tre humbje e dy barazime, përpara se të zëvendësohej nga Josa. Tani, duket se Vukicevic e ka nisur në mënyrën e duhur, duke siguruar një 3-1 kundër Teutës, që tregon madje edhe më shumë se vetë rezultati.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI