Flash

Dinakëria e 28 minutave në fushë të Griezmann: ja çfarë fsheh taktika e Atletico Madrid, që tërbon Barcelonën

Lapsi.al 23 August 2022
Dinakëria e 28 minutave në fushë të Griezmann: ja

Një fitore dhe një humbje në dy ndeshjet e para të sezonit për Atletico Madrid, në të cilat po ndërtohet ngadalë një cështje Antoine Griezmann. Sulmuesi francez ka luajtur vetëm 56 minuta në total, meqë ra fjala gjithmonë si zëvendësues, duke i ndarë dy pjesët krejtësisht të barabarta prej 28 minutash kundër Getafes dhe Villarreal. Në Barcelonë, pronare e kartonit të Griezmann, kanë filluar të dyshojnë se Simeone po e përdor atë me pikatore për të shmangur blerjen e detyrueshme të përfshirë në marrëveshjen dyvjeçare të huazimit të nënshkruar në 2021 me Colchoneros.

Më 31 gusht të vitit të kaluar, në fakt, të dy klubet kishin rënë dakord për një huazim dy-vjeçar me blerje të detyrueshme në 40 milionë euro nëse sulmuesi do të kishte luajtur të paktën 50% të ndeshjeve sezonale. Një ndeshje, shpjegon e përditshmja Sport, llogaritet nëse Griezmann luan të paktën 45 minuta dhe ja ku lind dyshimi Blaugrana: Simeone e impenjon më pak se 45 minuta në lojë për të shmangur blerjen në fund të sezonit.

Një dyshim legjitim duke marrë parasysh rreth 19 milionë euro neto në vit që percepton Griezmann dhe mbi të gjitha ndikimin e ulët në këtë aventurë të dytë te Atletico: nëntë gola në 37 ndeshje. Nga ana tjetër, sezoni sapo ka nisur dhe nuk është e sigurt që Simeone, me angazhime të mbivendosura, do të zgjedhë të përdorë në mënyrë më të qëndrueshme sulmuesin francez.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI