Flash

FOTO/ Puthje topless në rezidencë, sërish telashe për kryeministren e Finlandës

Lapsi.al 23 August 2022
FOTO/ Puthje topless në rezidencë, sërish telashe për

Sërish telashe për kryeministren e Finlandës Sanna Marin. Ajo kërkoi falje sot pas publikimit të një fotoje të dy grave topless duke u puthur në zyrën e saj.

Fotografia e konsideruar e pacipë shkaktoi edhe më shumë presion ndaj kryeministres 36-vjeçare, një nga lideret më të reja në botë. Pak ditë më parë ajo u detyrua të bëjë një test droge pasi u filmua duke kërcyer në një festë private.

Komentet janë nga më të ndryshmet pasi ka nga ata që e konsiderojnë si “të papjekur” ndërsa të tjerë thonë se ajo është viktimë e standardeve të dyfishta, pasi sjellja e politikanëve më të vjetër meshkuj komentohet më pak.

E fundit ishte një foto e 2 vajzave të njohura në rrjetet sociale në Finlandë që puthen të zhveshura në një rezidencë bregdetare të kryeministres.

Zdjęcie zrobione w rządowej rezydencji

Kryeministrja Marin konfirmoi se fotoja ishte bërë gjatë një feste private me miqtë pas një festivali muzikor në korrik.

"Ne kishim një sauna, notuam dhe kaluam kohë së bashku. Për mendimin tim, fotografia nuk është e përshtatshme, kërkoj falje për këtë.

Kjo lloj fotografie nuk duhej të ishte bërë, por përndryshe, asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhi në atë festë" – tha ajo.

Më herët u shfaq edhe një video e Sannës duke kërcyer me ish-modelen Sabina Särkkä në një pistë vallëzimi në një klub nate në orët e para.

38 vjeçarja mohoi të kishte një lidhje me kryeministren e martuar dhe këmbënguli se ato janë "thjesht mikesha të mira". ©LAPSI.al

Sanna Marin dancing with former beauty queen Sabina Särkkä

Sabina Särkkä is a social media influencer and former model

The 36-year-old PM has been in the limelight for her partying

Leaked video showed her twerking with celeb palsThe Finnish leader took a test to dispel rumours she had been taking drugs

 

Të këshilluara

606 raste të reja me Covid në Shqipëri

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid,...

18:42

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI