Flash

Goditet grupi/ Shpërnante kokainë në Itali me call center nga Shqipëria

Lapsi.al 23 August 2022
Goditet grupi/ Shpërnante kokainë në Itali me call center nga

“Pjesëmarrës në një organizatë ndërkombëtare që synon trafikun e paligjshëm të drogës, me bazë logjistike në Shqipëri”. Kjo është akuza e ngritur nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Perugias ndaj një shqiptari të arrestuar ditët e fundit, por nuk e jep identitetin e tij.

Fillimi i hetimeve daton janarin e vitit 2022 dhe ka bërë të mundur zbardhjen e qindra shitjeve të dozave të kokainës në periferi të Perugia-s nga duart e shumë shpërndarësve me kombësi shqiptare.

Sipas hetuesve, tregtarët e drogës janë organizuar “sipas një rotacioni metodik në Itali, i karakterizuar nga periudha të shkurtra dhe intensive të shpërndarjes së drogës, të ndjekura nga kthimi në vendin e origjinës”.

Kontaktet me blerësit mbaheshin nga një anëtar i grupit kriminal që jeton në Shqipëri. Në Itali në emër të tij janë një apartament dhe një automjet. Qarkullimi i drogës është i konsiderueshëm, i llogaritur në rreth 10 mijë euro në muaj.

Kontrolli i shtëpisë pas arrestimit të shtetasit shqiptar, bëri të mundur gjetjen e disa dozave të paketuara kokaine, një peshore precize dhe rreth 6000 euro cash.

I arrestuari kishte marrë 2 dëbimeve të mëparshme nga territori i shtetit italian. Për këtë arsye, ai u arrestua edhe për posedim droge dhe shkelje të ligjit për emigracionin dhe u dërgua në burgun Perugia - Capanne. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI