Flash

Në Manchester festojnë, Rio Ferdinand i thotë jo Casemiros: “Ekonomikisht vlera e tij e rishitjes është nul”

Lapsi.al 23 August 2022
Në Manchester festojnë, Rio Ferdinand i thotë jo Casemiros:
Fitorja e parë në Premier League në këtë sezon për Manchester United, që ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e madhe të Old Trafford, gjeti tre pikët pas dy humbjeve radhazi. Suksesi mbërriti para nënshkrimit të ri Casemiro i ardhur nga Real Madrid për një shumë tepër të lartë prej mbi 70 milionë euro. Pikërisht për operacionin që ka të bëjë me lojtarin brazilian, Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi dhe legjenda e Djajve të Kuq, ka qenë shumë kritik. Ish-qendërmbrojtësi anglez, në fakt, nuk është shumë i bindur për leverdinë e marrëveshjes. Jo aq nga pikëpamja teknike për aktualitetin, se sa për të ardhmen. Duke folur në podcast-in e tij në Vibe of Five, Rio Ferdinand ka analizuar: "Unë mendoj se do të jetë shumë e vështirë për një futbollist 30-vjeçar të vijë në një klub në këtë gjendje, të motivohet, të rifillojë nga e para. 30-vjeçarët nuk janë një shqetësim aktual, por mendoj se nga pikëpamja ekonomike vlera e tij e ardhshme e rishitjes është zero. Mes çmimit (rreth 72 milionë euro plus 13 bonus, ed) dhe faktit të të qenit një nga lojtarët më të paguar në skuadër, shifra do të jetë afër 100 milionë euro. Nëse klubi përfiton në këtë situatë, do të ketë qenë një fat i madh”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI