Flash

Tirana me sytë nga Monteiros: Shehit i mungojnë 19 gola në skuadër e kërkon një me çdo kusht një… mbrojtës

Lapsi.al 23 August 2022
Tirana me sytë nga Monteiros: Shehit i mungojnë 19 gola në

E para kundër Kukësit ishte edhe e fundit e Taulant Seferit me fanellën bardheblu, përpara transferimit të tij te Vorskla Portlava dhe tani Orges Shehi duhet të bëjë pa 19 golat e sezonit të kaluar, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje që të mos zbehë forcën sulmuese të bardhebluve të tij. Një situatë jo e thjeshtë për tu administruar, sidomos me kampionatin në vazhdim.

Sigurisht që alternativat Tirana i ka dhe ardhja e brazilianit De Sousa Monteiros pak ditë para largimit të Seferit ishte një lëvizje për tu mbuluar me një sulmues prolifik, të aftë të lëndojë brenda zonës, pikërisht atë që nuk bëri Dejvid sezonin e kaluar, përfshirë ndeshjet europiane. Në fakt, zëvendësuesin e Seferit do ta bëjë Florent Hasani që do të ndajë krahët me Xhixhën dhe ka detyrë ta bëjë Monteiros të shënojë sa më shumë. Ndoshta do të ketë nevojë për pak kohë, sa Shehi të grasatojë mekanizmat ofensivë me lojtarët që duhet të njohin njëri-tjetrin, por tekniku do të vazhdojë të insistojë me skemën e tij të preferuar.

Shenja pozitive kanë ardhur edhe nga mesfusha, që është ndryshuar totalisht nga sezoni i kaluar. Kallaku e Aleksi, por edhe Hila mund të japin kontributin e tyre, të mbështetur nga freskia e Qefalijas, por ish-fantazisti i Teutës e Partizanit duhet të tregojë se ka lënë pas sezonin e kaluar krejtësisht në hije. E gjitha kjo ndërsa merkato është ende e hapur e ku, pavarësisht se Shehi vazhdon të thotë se merret me skuadrën që ka, një sforco e klubit në hyrje, sidomos në mbrojtje, është gjithnjë e mirëpritur. Tekniku kërkon një lojtar me peshë për të ndarë qendrën e mbrojtjes me Najdovskin, duke parë se Behiratche nuk jep garancitë taktike që kërkon Shehi në atë pozicion…

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI