Flash

Burg për “të infiltruarit” e Gramshit, por Ukraina rrëzon skenarin e spiunazhit rus

Lapsi.al 24 August 2022
Burg për “të infiltruarit” e Gramshit, por Ukraina

Në sallën e gjyqit në Elbasan, ku u mor vendimi për të lënë në burg tre të akuzuarit për spiunazh, ishte edhe konsullja e Ukrainës, Svetlana Bogdanova.

Meqënëse i arrestuari Fedir Alpatov është shtetas i Ukrainës, konsullja ka qenë e interesuar për korrektësinë me të cilën u respektuan procedurat në gjykimin e bashkëkombasit të saj.

Fedir Alpatov, 25 vjeç u arrestua nga policia të shtunën pasdite duke drejtuar mjetin tip Chevrolet. Ndërsa largohej nga Gramshi, ai ishte në makinë bashkë me shtetasen ruse, Zvetlana Timofeeva. Pas kishin lënë Mikail Zorin, edhe ky shtetas rus, që sulmoi dy ushtarët shqiptarë.

Prokuroria i ka vënë të tre përballë të njëjtave akuza, por konsullja e Ukrainës ka bërë sot një deklaratë, që vë në dyshim skenarin e spiunazhit.

Ajo mohoi mundësinë që Fedir Alpatov të jetë përfshirë në veprimtari të agjenturës ruse.

“Detyra ime është që të mbroj të drejtat e bashkëkombasve të mi. Për mua dhe Ukrainën ai person është i pafajshëm! Ai ishte thjesht shoferi”-u shpreh konsullja e Ukrainës pas seancës gjyqësore.

Mbrojtja e Ukrainës për Fedir Alpatov vjen e papritur dhe hedh dyshime të forta në skenarin për spiunazh nga tre të arrestuarit.

Nëse një prej tyre do të ishte spiun rus, a nuk do ta kishte dënuar edhe Ukraina, që ka mijëra të vrarë nga Rusia?

Reagimi vjen në një kohë kur ambasada ruse është treguar e rezervuar për rastin.

Deri më tani, ambasada ruse është mjaftuar me faktin se ka pak informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar për infiltrim. “Misioni diplomatik informohet për incidentin e ndodhur vetëm nga mediat”, u tha në reagimin e fundit, ku u kërkua një takim të përfaqësuesit të Degës Konsullore të Ambasadës me shtetasit rusë të ndaluar.

Si përfundim, Gjykata e Elbasanit la në burg Mikhail Zorin, Fedir Alpatov dhe Zvetlana Timofeeva.

Ndaj tyre janë ngritur dy akuza: “sigurimi i informatave,” kryer në bashkëpunim si dhe “goditje për shkak të detyrës”.

Dy janë momentet që implikojnë të arrestuarit. Së pari sulmi me spray ndaj ushtarëve të uzinës së Gramshit dhe së dyti, një fishek model 56 dhe një predhë fisheku arme zjarri kaliber 12.7 mm, që iu gjet me vete.

Sendet e gjetura në çantat e tre të huajve

1 automjet Chevrolet me targa AX 6200 IP: 2 drone, sasi të konsiderueshme monetare, 1 pajisje vezhgimi për shikueshmëri natën (nightvision); 1 laptop, karta sim; hardisk i jashtëm; 1 (një) copë fishek model 56, kalibër 7.62 mm dhe 1 (aje) predhë fisheku arme zjarri kaliber 12.7 mm, dokumenta identifikimi dhe udhëtimi, pajisje kampingu të ndryshme, 1 bombul e përdorur në formë spray neuroparalizuese: 6 telefona celular./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI